E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flakët djegin pyjet në Malin e Gjerë

GJIROKASTER - Një masiv i konsiderueshëm pyjor është vënë nën flakë në orët e mesditës së djeshme në Malin e Gjerë në Gjirokastër. 

Shërbimi zjarrfikës, ndonëse është njoftuar nga vëzhguesit e Policisë Pyjore të cilët kanë për detyrë të konstatojnë rastet e zjarreve, nuk ka mundur dot të shkojë në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së një rruge automobilistike. Për gati 4 orë rresht zjarret kanë përpirë një masiv pyjesh me drurë ahu, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për kurorën e gjelbër të këtij mali. Sipas vëzhguesve të Policisë Pyjore, zona ku ka rënë zjarri është e pakalueshme nga këmbësorët dhe e vetmja alternativë për provokimin e flakëve mund të ketë qenë një reflektim i ndonjë objekti të shkëlqyeshëm, që ka përcjellë zjarrin me nxehje në masivet pyjore.                    sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›