Flakët e zjarrit shkrumbojnë banesën e braktisur
Një zjarr i papritur ka përfshirë dje banesën e shtetasit Xhimo Gjoni, në lagjen "Dunavat i Parë" të qytetit të Gjirokastrës. Fatmirësisht, zjarri është shuar shpejt, duke mos rrezikuar banesat e tjera, ngjitur me atë të Gjonit. Ndërtesa e djegur ishte pjesërisht e rrënuar dhe brenda kishte vetëm orendi e materiale drusore që i përkisnin pronarit të larguar prej vitesh në Tiranë. Zjarri është konstatuar fillimisht nga banorët e shtëpive pranë, të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë shkuar njëkohësisht mjetet zjarrfikëse dhe forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Fatmirësisht, flakët e zjarrit janë izoluar shumë shpejt dhe nuk kanë shkaktuar dëmtime në banesat ngjitur me të.
Pas më shumë se gjysmë ore, flakët janë vënë nën kontroll dhe zjarri u shua plotësisht. Mendohet se shkak të jetë bërë pakujdesia, nga disa fëmijë të lagjes, që luanin aty pranë. Ndonëse shtëpia e përfshirë nga flakët gjendet në zonën e mbrojtur të qytetit muze, ajo nuk përfshihej në listën e monumenteve të kulturës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.