E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbillte hashash në banesë, arrestohet

Kapet një sasi prej 13 rrënjësh kanabis në Tiranë, duke sjellë kështu edhe arrestimin e pronarit të saj. Sasia është zbuluar gjatë një aksioni të antidrogës në Kombinat, ku është arrestuar Ardian Qerimi. Burimet policore bënë të ditur se pak ditë më parë kishin marrë informacion se ky person kultivonte lëndë narkotike në banesën e tij në rrugën "Halit Bega" në Kombinat. Grupet e vëzhgimit kanë nisur menjëherë punën për hetimin e mëtejshëm të çështjes dhe kanë vërtetuar se ai kishte mbjellë në oborrin e banesës disa bimë kanabis. Kështu, mesditën e djeshme u ndërmor një aksion në banesën e tij, ku policia mundi të zbulojë 13 rrënjë kanabis, duke sjellë edhe asgjësimin e tyre. Më pas, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 46 gramë lëndë narkotike. Mbi këto dy fakte, antidroga e kryeqytetit ka bërë arrestimin e 27-vjeçarit Ardian Qerimi, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›