E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cërrikut, të pandehurit, luftë prokurorisë

Të pandehurit e masakrës së Cërrikut, pas kërcënimit të të penduarit, janë kthyer me të njëjtat tone nga organi i prokurorisë, të cilin e kanë akuzuar se kanë përdorur metoda joligjore në marrjen e dëshmive në këtë proces. Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka dëshmuar i pandehuri Met Bozi, ish-kryetar i komitetit të shpëtimit dhe njëkohësisht ish-kryetar i Partisë Socialiste në vitin 1997, i cili ka hedhur një lum akuzash ndaj prokurorisë, duke e quajtur manipulatore, si dhe ka kërcënuar të pandehurit në këtë proces, duke i marrë me forcë dëshmitë që donte prokuroria. Ai ka pohuar se është gjendur në një trysni dhe kërcënime nga prokuroria që ka lëshuar një dëshmi që pranonte një pjesë t krimeve të kryera në vitin ‘97, përkatësisht vrasjen e 6 gardistëve që kishin shkuar në Cërrik për të vendosur rendin. Por akuzat e të pandehurve janë hedhur poshtë nga prokuroria, e cila ka saktësuar se asnjë prej të pandehurve nuk është kërcënuar dhe dëshmitë janë marrë duke u bazuar te ligjet e shtetit shqiptar.

Procesi i tensionuar
Gjyqi për masakrën e Cërrikut është tensionuar tri seanca më parë, pas dëshmisë së njërit prej të akuzuarve. Bujar Buzani ka treguar se personat që ka sjellë prokuroria si të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë autorët e vrasjes së 6 gardistëve të Cërrikut, madje ka treguar edhe detaje. Gjatë seancës së javës së kaluar, u krijua një tension midis palëve në proces, ku një prej të akuzuarve, Roland Xhepaxhiu, në shenjë rebelimi ndaj gjykatës e prokurorisë, është larguar nga salla. Pas tij janë larguar edhe avokatët e mbrojtjes, duke e detyruar trupin gjykues të shtyjë seancën. Dy seanca më parë të pandehurit e masakrës kërcënuan të penduarin, duke e detyruar gjykatën që të marrë masa për mbrojtjen në sallën e gjyqit të Bujar Buzanit. Nën masa të rrepta sigurie, i penduari i masakrës së Cërrikut është çuar në gjykatë nga një trupë speciale e forcave policore. Këta të fundit kanë siguruar Bujar Buzanin nga të pandehurit e tjerë, nga frika e një hakmarrjeje të mundshme. Një javë më parë Buzani është kërcënuar nga i vëllai, Tomorr Buzani, pas dëshmisë së dhënë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku dëshmoi se ditën e 23 majit të vitit 1997 të gjithë kanë qenë të armatosur me granata, bomba dore, kallashnikovë, pushkë, madje edhe me antitank. Buzani fajësoi Met Bozin dhe Bujar Xhepaxhiun si organizatorë të masakrës së Cërrikut. Ai ka fajësuar edhe vëllain e tij, Tomorr Buzani, dhe dy kushërinjtë, Xhet e Arjan Toska, si pjesëmarrës në masakër. Katër kushërinjtë janë të gjithë të arrestuar dhe dënuar për vepra të tjera penale. Ai ka dëshmuar se mbi gardistët është qëlluar me urdhër dhe në befasi. Një pjesë e tyre kanë qëndruar te kinemaja dhe pjesa tjetër janë sistemuar mbi tarraca. Sapo blindi i Gardës ka hyrë në Cërrik, duke ardhur nga rruga e Belshit, është qëlluar me antitank. "Urdhrat për të sulmuar autokolonën, e cila kryesohej nga blindi i Gardës së Republikës, na erdhën nga lart. Me gjithë ato që kemi bërë, ne meritojmë të marrim dënimin më të rëndë. Kemi qenë të gjithë atje pa përjashtim. Na premtuan viza për në Amerikë", ka dëshmuar Buzani, çka ka ngjallur reagimin e të vëllait Tomorri dhe dy vëllezërve Toska, të cilët e kanë kërcënuar deri në eliminim fizik, ndërsa dje ka reaguar ashpër edhe Met Bozi, ish-kryetar i komitetit të shpëtimit.

Dëshmia e të penduarit
"Met Bozi na tha se pasi të kishim kryer aktin, do të pajiseshim që të gjithë me viza amerikane dhe do të largoheshim me familjet", ka thënë Bujar Buzani para Gjykatës së Krimeve të Rënda. I penduari tha se familjet e tyre kanë vazhduar të qëndrojnë në Cërrik dhe prej vitesh janë duke vuajtur pasojat e krimit. "Ne ishim në shtëpi duke ndenjur me familjet. Për të na dhënë urdhrat e parë ka ardhur Met Bozi. Në atë kohë, Met Bozi ka qenë kryetar i komitetit të shpëtimit. Bozi na lajmëroi se drejt Cërrikut po vinte autokolona që ishte nisur nga Belshi. Kështu, ai na caktoi që të shkonim te kinemaja. Të tjerët qëndruan mbi tarraca. Met Bozi na tha të qëllonim për të mbrojtur familjet, sepse, sipas tij, Garda kishte ardhur për të vrarë familjet tona. Na kishin vënë edhe prita", dëshmoi midis të tjerash Bujar Buzani. Sipas tij, grupi i tyre, që udhëhiqej nga Met Bozi dhe Arjan Toska, ishin në hasmëri me Mandelën. Sipas Bujar Buzanit, kjo ka qenë dhe një nga pikat e forta që ka shfrytëzuar Met Bozi. Ai është shprehur se Met Bozi e dinte këtë gjë dhe përveçse na tha të mbrohemi nga "Mandela", një prej kapobandave të Elbasanit, na bëri të ditur edhe pozicionet për të qëlluar mbi gardistët. Buzani shtoi se "Mandela" i kishte sulmuar dhe për këtë qëllim...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›