Flakët pushtojnë Orikumin, panik tek turistët
Një zjarr i fuqishëm që ra në orët e mesditës së djeshme në zonën e Orikumit në Vlorë ka shkrumbuar disa hektarë tokë, ndërsa paniku është ndjerë deri në pallatet në bregdet. Flakët kanë përfshirë edhe disa shtëpi në faqen e kodrës, ndërkohë që faktori erë ka ndihmuar që flakët të përhapen me shpejtësi deri në zonën e banuar nga pushuesit e shumtë.
Dëshmitarë nga vendngjarja konfirmuan se në vend kanë mbërritur me shpejtësi policia dhe forca të shumta të ushtrisë. Sakaq, në ndihmë të zjarrfikësve janë vënë edhe banorë të zonës, të cilët po përpiqen për shuarjen e flakëve të zjarrit me të gjitha mjetet e mundshme.
Megjithatë, flakët kanë shkrumbuar të mbjellat e zonës, qindra pemë, si dhe kanë djegur pjesërisht tre shtëpi, ndërsa një banor i zonës konfirmohet të jetë lënduar si pasojë e djegieve të marra. Sipas të dhënave, zjarrfikëset nuk kanë mundur të futen në disa pjesë ku mund të shuheshin flakët, kjo për shkak të terrenit të vështirë.
Orvatja për shuarjen dhe vënien nën kontroll të flakëve ka vazhduar deri në orët e pasdites, kur është njoftuar dhe dëmtimi i një fabrike të prodhimit të ujit në fshatin Dukat. Po kështu, në zonën bregdetare ku ka rënë zjarri pushues të shumtë së bashku me banorët e zonës kanë braktisur shtëpitë e tyre nga frika.
Në këtë situatë, policia e Vlorës ka filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe sipas të dhënave të para të saj mësohet se zjarri i rënë në kodrat pranë Orikumit dhe që rrezikoi seriozisht edhe lokale dhe jetë njerëzish, dyshohet të jetë i qëllimshëm. Zjarri i rënë dje në mesditë në Orikum të Vlorës është në vazhdën e zjarreve që kanë përfshirë zona dhe rajone të ndryshme të vendit. Policia dyshon se zjarret janë të qëllimshme dhe kanë si autorë fshatarët e zonave, të cilët zgjedhin këtë mënyrë për hapjen e kullotave të reja.
Një vit më parë, në stinën e verës në Jug të vendit u dogjën disa dhjetëra hektarë me pyje dhe bimësi, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe pushuesve. Policia shoqëroi si autorë të mundshëm të zjarrvënieve disa barinj, por që u lanë të lirë nga gjykata për mungesë provash.