Zjarret përfshijnë edhe Semanin, Kavajën dhe Lushnjen
Zjarri që përhapi panik në zonën e Orikumit në Vlorë nuk ka qenë i vetmi gjatë ditës së djeshme. Kështu, një tjetër vatër zjarri është evidentuar në zonën turistike të Semanit në Fier. Sipas të dhënave policore, zjarri që i është afruar masivin pyjor të fshatit Darëzezë u shfaq në orën 14:30, ndërsa më pas u evidentua një vatër tjetër në pyllin e Godullit, në bregdetin e Semanit. Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit, i cili favorizohet nga era e fortë. Sipas policisë, po punohet me intensitet për lokalizimin e flakëve në të dyja vatrat, pasi nëse ato bashkohen, do të jetë shumë e vështirë shuarja e tyre. Më tej, një tjetër vatër zjarri ka djegur 3 shtëpi të fshatit Shënepremte në Lushnje. Për këtë rast policia ka arrestuar autorin, punonjës i “Rruga-Ura”, i cili ka ndezur zjarrin për të pastruar rrugën dhe më pas era e ka shpërndarë atë nëpër banesa.
Ndërkohë që një vatër e dytë zjarri është evidentuar në Kavajë, në fshatin Lekaj, ku janë duke u djegur sipërfaqe të tëra me ullishte. Sipas burimeve mësohet se zjarri rrezikon të përhapet edhe në banesat e zonës, prandaj shumë banorë të fshatit janë vënë në ndihmë të zjarrfikëseve. Por jo vetëm kaq. Një vatër e tretë zjarri është shënuar edhe në Seman të Fierit, në të cilën rrezikohet të digjet masivi pyjor. Burimet bëjnë të ditur se zjarri po rrezikon t’i afrohet fshatit Darëzezë, ndërkohë që vështirësi po haset edhe në shuarjen e flakëve. Situata paraqitet problematike, pasi në zonë janë vetëm dy zjarrfikëse.
Si pasojë e këtij zjarri në fshatin Shënepremte janë djegur pjesërisht 3 shtëpi të fshatit, ndërsa ende rrezikohen të digjen banesa të tjera. Sipas burimeve të policisë, zjarri në këtë zonë ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë nga një punonjës i “Rruga-Ura”. Pas disa hetimesh, punonjësit e policisë së Lushnjes kanë vënë në pranga punonjësin Fiqiret Murizi, i cili i ka vënë zjarrin barishteve për të pastruar rrugën dhe më pas era ka shpërndarë flakët nëpër banesa. Për këtë ngjarje, banorët e zonës shprehin shqetësimin për vonesën e mbërritjeve të zjarrfikësve, ndërsa deri tani numërohen 3 banesa të djegura.
Alfred Olli
Kreu i Emergjencave Civile: Deri tani, zjarret, joalarmuese
Të 112 rastet e zjarreve të konstatuara deri më tani anembanë vendit nuk konsiderohen shqetësuese për drejtuesit e emergjencave civile, Alfred Olli. Për kreun e Emergjencave Civile, kjo situatë e krahasuar me të njëjtën periudhë të 1 viti me parë ku u dogjën me dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, nuk përbën një situatë alarmi. Për këtë çështje, Olli është shprehur një ditë më parë për mediat se nuk bëhet fjalë për situatë emergjencash dhe se rastet e zjarreve kanë qenë kryesisht në kullota. Sipas statistikave, Qarku i Beratit dhe Fierit kanë dhe rastet më të shumta të zjarreve në vend.
Lushnje
Ndalohet një 48-vjeçar, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Pas zjarrit të rënë në ullishtat e kodrave të qytetit të Lushnjes, policia e këtij qyteti ka ndaluar një person, i cili dyshohet si autor i vënies së një zjarri, që përfshiu për disa orë ullishtat në fshatin Shënepremte të këtij rrethi. Sipas burime nga policia lokale, mësohet se 48-vjeçari Fiqiret Murizi u ndalua nga policia, pasi dyshohet si autor i zjarrit që përfshiu paraditen e sotme ullishtat e fshatit Shënepremte, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme. Sipas të dhënave policore, për shuarjen e zjarrit u angazhuan Forcat e Policisë së Mbrojtjes Ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit, ushtrisë dhe dy zjarrfikëse.
Sakaq, mësohet se 48-vjeçari Murizi do të hetohet për veprën penale të "shkaktimit të zjarrit".
Kavajë
Pas disa orësh pune, zjarri vihet nën kontroll
Kanë mundur të vënë pas disa orësh pune nën kontroll vatrën e zjarrit të shfaqur në kodrat e fshatit Harizaj, ndërkohë që tashmë policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Një gjë e tillë është konfirmuar pasditen e djeshme nga të dhëna të policisë lokale, sipas së cilës, flakët janë shfaqur rreth orës 14:20 të ditës së djeshme në kodrat e fshatit Harizaj të Komunës Lekaj, në rrethin e Kavajës. Sipas policisë, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndihmohen nga banorët e zonës. Sipas burimeve, flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte janë vënë nën kontroll. Ndërkohë, policia tha se po hetohen shkaqet e zjarrit, si dhe po punohet për identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.
Në Dukat
Zjarri dëmton fabrikën e prodhimit të ujit
Një fabrikë e prodhimit të ujit në rrethin e Vlorës ka pësuar dëme të konsiderueshme, si pasojë e zjarrit të rënë dje, fillimisht në fshatin Fushë-Dukat dhe më pas në kodrat e qytezës turistike të Orikumit, rreth 20 km larg Vlorës. Sipas të dhënave policore, gjatë pasdites së djeshme mësohet se flakët e fuqishme përfshinë dhe fabrikën e prodhimit të ujit që ndodhet në fshatin Fushë-Dukat. Ndërkohë, nga ana e tij pronari i kësaj fabrike, Tanush Mëhilli, është shprehur se dëmi llogaritet të ketë kaluar 10 milionë lekë dhe rrezikon mbylljen e aktivitetit. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se zjarri ra fillimisht në orën 13:30 në kodrat e fshatit Fushë-Dukat dhe për shkak të erës së fortë u përhap dhe në kodrat e qytezës turistike të Orikumit. Në orët e pasdites flakët janë lokalizuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, forcave të ushtrisë dhe banorëve. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se zjarri ka dëmtuar dhe tre shtëpi banimi, dy në fshatin Fushë-Dukat dhe një në Orikum, si dhe një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre.
Fushë–Dukat
Vatra e zjarrit që rrezikoi pushuesit
Zjarri që përfshiu prej më shumë se tre orësh kodrat e qytezës turistike të Orikumit, 20 km larg Vlorës, duke rrezikuar dhjetëra banesa, mendohet se e ka pasur vatrën në Fushë-Dukat, një fshat pranë kësaj qyteze. Nj fakt i tillë është pohuar pasditen e djeshme nga burime të zjarrfikësve të Vlorës, sipas të cilave, për shkak të erës së fortë flakët u zhvendosën nga Fushë-Dukati në pjesën e kodrave të Orikumit, në pjesën jugore të tij, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe rrezikuar një numër banesash. Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar dhjetëra forca zjarrfikëse, ato të ushtrisë dhe banorë që janë duke punuar për lokalizimin e flakëve që vazhdojnë me të njëjtin intensitet.
Mallakastër
Ndalohet për zjarrvënie të qëllimshme 58-vjeçari
Një tjetër person, i cili dyshohet si autor i një zjarri, që përfshiu pyjet me pisha në fshatin Rribas të rrethit të Mallakastrës është arrestuar një ditë më parë nga policia e Fierit. Sipas të dhënave të policisë lokale, bëhet me dije se 58-vjeçari D. Abazi u ndalua nga policia, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet me pisha në fshatin Rribas. Sipas policisë, falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse dhe banorëve të zonës, zjarri shkaktoi dëme në një sipërfaqe të vogël.
Tiranë
Zjarr në një servis makinash, nuk ka të lënduar
Një zjarr përfshiu mëngjesin e djeshëm një servis makinash pranë "Qytetit të Nxënësve" në Tiranë, ndërkohë që nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Lajmi është bërë i ditur nga të dhëna zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, me të marrë njoftimin, pranë servisit kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të mbështetura nga forcat e rendit, që pasi bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe rrethimin e saj, mundësuan shuarjen e flakëve të zjarrit. Sakaq, burimet thanë se zjarri shkaktoi dëme materiale në një automjet tip autobus që ndodhej për riparim në servis, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Sipas të dhënave, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.
Gjirokastër
Masa të rrepta për parandalimin e zjarreve
Situata më e fundit e zjarreve në vend ka bërë që Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave në Qarkun e Gjirokastrës të marrë masa të rrepta për të penalizuar çdo keqbërës që tenton të djegë për qëllime personale kullotat dhe livadhet. Një gjë e tillë është konfirmuar dje nga drejtoresha e Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave për Qarkun e Gjirokastrës, Shero Rabi, e cila është shprehur se këtë vit të gjithë fermerët që kanë marrë me qira kullota dhe livadhe kanë nënshkruar një kontratë me këtë institucion, ku theksohet se “mbajnë përgjegjësi për çdo vatër zjarri që shfaqet në kullotat e tyre”. “Gjatë vitit të kaluar, qarku i Gjirokastrës pësoi dëme të mëdha në stinën e nxehtë, ndërsa sivjet përdoruesit e kullotave dhe livadheve janë njohur me kushtet dhe të drejtat e tyre”, - ka pohuar drejtoresha Rabi. Ndërkohë që sipas saj, në Qarkun e Gjirokastrës është shfaqur vetëm një vatër zjarri, në fshatin Llongo, 40 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Gjithashtu, Rabi ka bërë me dije se lidhur me këtë ngjarje, poseduesi tashmë gjykohet në gjendje të lirë nga prokuroria e këtij rrethi dhe në qoftë se ai del fajtor, atij menjëherë i zgjidhet kontrata. Rajoni jugor ka një sipërfaqe prej rreth 50 mijë hektarësh pyje dhe 27 hektarësh kullota, por gjatë 10 viteve të fundit, si pasojë e prerjeve pa kriter dhe rënies së zjarreve, rreth 20 për qind e kësaj sipërfaqeje është shkatërruar.