E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria;Alarmi fals në Rinas, nisin hetimet

Prokuroria e rrethit Tiranë nisi dje hetimet në lidhje me alarmin fals për bombë në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas, në Tiranë para katër ditësh. Sipas burimeve pranë kësaj prokurorie, ka mbërritur materiali hetimor i përpiluar nga policia, duke bërë që të fillojë shqyrtimi i tij në funksion të dokumentimit ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Referuar të njëjtave burime, hetuesit e kësaj çështjeje kanë bërë të mundur zbulimin e një personi si autor i dyshuar i alarmit fals në Rinas. Ndonëse nuk preferuan të bëjnë të ditur emrin e të dyshuarit për shkak të sekretit hetimor, burimet siguruan se po punohet për kapjen e tij. Nga të dhënat hetimore rezulton se nuk bëhet fjalë për person me tendencë terroriste.

Prokuroria

Kërkesë të dytë laboratorit britanik për “Ben Qimen”

Një kërkesë e dytë do t’i niset brenda një kohe të shkurtër Laboratorit Shkencor në Britani, me qëllim risjelljen e rezultatit të ballafaqimit të gjurmëve të gjetura në armën që vrau Pirro Koçiun dhe gjurmët e gishtave të Arben Isufaj, i akuzuar për këtë vrasje. Një fakt i tillë bëhet i ditur nga burime në Prokurorinë e Tiranës, të cilat shtojnë se gjurmët e gishtave janë prova më kyçe për këtë të pandehur. Sipas burimeve, në përgjigjen e parë pati një problem, pasi data e përgjigjes ishte më parë nga data e nisjes së kërkesës. Po sipas të njëjtit burim, dyshohet për ndonjë lapsus, ndërkohë që pritet që brenda një kohe të shkurtër të kemi një përgjigje tjetër të rezultatit të ballafaqimit mes gjurmëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›