E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri, i tronditur nga deklaratat e zëdhënëses së re të PD

Nga Antena brenda familjes

Flamuri dje u trondit nga deklarata e re e zëdhënëses së PD. E dëgjonte dhe nuk u besonte veshëve. Ajo lavdëroi Edi Ramën dhe tha që ai u tregua konstruktiv që përshëndeti hyrjen e Shqipërisë në NATO. Sapo mbaroi deklaratën, e thirri më vete.

- A ke folur me atë burrin, - i tha, - apo i bën deklaratat nga koka jote?

- Kam folur, - tha Erla, - dhe i tregoi shënimet.

- E ke lexuar fjalë për fjalë, siç e lexonte Bogdani, apo ke shtuar gjë nga vetja?

- Jo, fjalë për fjalë e kam lexuar… Pse, çfarë ka?

- Nuk e di vallahi, s’po marr vesh ça bëhet. Se ti e lavdërove Edi Ramën, zakonisht ai, kur e lavdëron, e lavdëron vetë, kurse kur e shan, vendos zëdhënësin. Kjo që ndodhi sot, s’ka bërë vaki kurrë…

- Mos e ka bërë lehtësi për mua, ngaqë jam femër, - tha Erla.

- Jo mo se femër është dhe ajo gruaja, por e kishte nxjerrë, e kishte bërë mut sot, çfarë s’i thoshte.

- Po ku di unë ç’të them. Kështu ma dha, kështu e lexova. Mos ndoshta ia kërkojnë këta të huajt, meqë është festa e NATO-s?

- Jo mo, s’ka lidhje me atë. Kam hall tjetër. Mos do të na djegë ne të vjetërve ky dhe të thotë që po ndryshoj tani para zgjedhjeve. Se e shikoj që gjithë këto gjërat e egra tani ia lë Topallit, Olldashit, Ridvanit, natyrisht dhe mua. Kurse këta të tjerët dalin si djem të mirë. Ja, ai Lul Basha nuk e prish kurrë gojën dhe s’i thotë gjë atij. Dhe ti ke punuar te Lul Basha dhe, me sa duket, të ka caktuar të njëjtin status.

- Jo, unë kam punuar me të gjithë njësoj, - tha Erla, -s’kam pasur ndonjë preferencë për ndonjë …

- E kisha fjalën që po dyshoj se po bën ndonjë reformë ai burri dhe do të na djegë ne që kemi folur me gjuhë të ashpër.

- Nuk besoj, - tha Erla. - Po dhe mua më bëri çudi, se më tha: “Mos dil më te zyra e Bogdanit, dil në natyrë” dhe mezi gjeta një vend me gjelbërim që të flisja.

- E pra, kjo gjë po ma prish terezinë, - tha Flamuri. - Do ta shqyrtoj njëherë këtë punë. T’u them dhe këtyre të mive të ndryshojnë tonin, të bëhen të moderuar, se ndoshta kështu duhet.

- Nuk e di, - tha Erla. - Unë i kërkova zyrë, më tha “s’ka nevojë”, i kërkova kompjuter, më tha “s’ka nevojë”, i thashë, ku ta gjej Flamurin, më tha “s’ka nevoj딅 S’di as unë s’i ta marr këtë punë.

- Qenka keq puna, - tha Flamuri. - Kam frikë se ka rënë në presion, duan të na marrin partinë. Ti po deshe zyrë, çelës dhe kompjuter, të jap unë. Po do të mos biesh në sy, të jap atë të Besnik Mustafajt, se atij ia kam ndërruar bravën dhe nuk vjen dot. Ka tentuar nja dy herë të vijë, po nuk hyn dot se i kam ndërruar bravën. Më tha ai burri: “Sa të merremi kot me polemika publike, ndërroi bravën më mirë”, - tha.

- Shumë mirë, - tha Erla, - se kështu dhe unë kam një zyrë dhe zyrtarisht jam në rregull me atë burrin.

- Kështu jemi të gjithë këtu, - tha Flamuri. - Të gjithë sekretarët që janë zyrtarë, s’kanë zyra, unë që kam gjithë zyrat, nuk jam sekretar zyrtar. E ka bërë ai burri këtë punë që të mos i zërë asnjëri partinë. E ka bezdi të madhe.

- Po unë veç deklaratave duhet të bëj dhe ca gjëra për zyrën e shtypit, - tha Erla, - të bëj një historik, kush ka qenë zëdhënësi i parë…

- I pari ka qenë Genc Pollo, - tha Flamuri. - Po e hoqi ai burri, se i çonte në zyrë një femër me mbiemrin tënd, dhe që atëherë nuk e qasi më në zyrë.

- Ta dija kështu, kisha shkuar zëdhënëse e Pollos, - tha Erla, - se mos kujtohet prapë për mbiemrin ky burri, dhe digjem kot.

- Në fakt, tha Flamuri, më leverdi ka Pollo ta bëjë mbiemrin Mëhilli që ta marrë për zëdhënës, se si e ka nisur, do ta lërë rrugëve. Se varet kë ka qejf ai burri në këtë kohë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›