Flamurtari bojkoton ndeshjen në Shkodër

Teksa luhej ndeshja midis Vllaznisë dhe Flamurtarit, në Shkodër, gjyqtari ka akorduar një 11 – metërsh në favor të shkodranëve, në minutat e fundit të ndeshjes.
Kjo ka qënë arsyeja që lojtarët vlonjat kanë bojkotuar ndeshjen, ashtu siç patën paralajmëruar.
Në momentet që gjyqtari ka akorduar 11 – metërshin, rezultati ka qënë 0 – në favor të ekipit të Flamurtarit. Në këtë mënyrë, Skënderbeut të Korçës i bëhet edhe më e lehtë rruga drejt titullit kampion të Shqipërisë.