E Shtunë, 31 Tetor 2026

United dhe Milan e mirëpresin CR7

Manchester United është duke insistuar për një transferim të bujshëm të yllit portugez Cristiano Ronaldo, raporton televizioni britanik “Tribalfootball”.

Por edhe sipas televizionit Mediaset, i cili është i afërt me klubin e Milanit raporton se “Djajtë e Kuq” dhe “Rossoneri” po kërkojnë me ngulm shërbimet e sulmuesit të Real Madridit.

Trajneri i United, Sir Alex Ferguson javën e kaluar ka mbajtur një drekë pune me agjentin e futbollistit portugez, Jorge Mendes.

Ndërsa dje, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi deklaroi përsëri se ai do të sjellë Ronaldon në Itali.

Ronaldo ka arritur të fitojë vetëm një trofe në dy sezone me Realin dhe kohët e fundit ka shprehur pakënaqësinë e tij me lojën e trajnerit të Realit, Jose Mourinho, gjë që sipas mediave këtë pakënaqësi i`a ka shprehur edhe personalisht trajnerit.

Ferguson, ashtu si edhe Berlusconi, ka folur edhe për risjelljen e Ronaldos në “Old Trafford”. Skocezi ditë më parë për mediat britanike refuzoi të përjashtonte mundësinë e rikthimit të CR7 në United, duke deklaruar atë si "të vështirë, por me siguri jo e pamundur”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›