E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në Turneun Botëror të MiniGolfit në Angli

Për here të pare në historinë sportive të golfit në Kosovë, Prishtina Golf, si fusha e vetme sportive e mini golfit profesional është ftuar nga Federata Angleze e Mini Golfit për pjesëmarrje në turneun botëror të titulluar “World Adventure Golf Masters 2011” në Hastings të Anglisë.

Turneu organizohet nga Federata Botërore e Mini Golfit dhe nga Federata Britanike e Mini Golfit ku do të marrin pjese 72 lojtarë nga e gjithë bota. Ky turne organizohet vetëm për shtetet të cilat janë të anëtarësuara në Federatën botërore të Mini Golfit. Kosova do të jetë i vetmi shtet që merr pjesë pa anëtarësim paraprak. Nën ombrellën e Federatës Botërore të Golfit janë federata të shumta nga Azia, Europa, dhe Amerika.

Në kuadër të Prishtina Golfit, është iniciuar edhe formimi i Federatës së Golfit të Kosovës. Kosova ka 7 ekipe golfi nga Prishtina, Prizreni, dhe Gjilani, me rreth 15 lojtarë profesionist. Me formimin e Federatës së Golfit, dhe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Kosova, do të filloj edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Federatën Botërore të Mini Golfit, me të cilët Prishtina Golf tanimë ka kontakt të vazhdueshëm.

Prishtina Golf është hapur në verën e vitit 2010, dhe që nga atëherë aktivisht punon për përfshirjen e sportit të mini golfit në sfera kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e golfit ofron gjuajtje në distancë, dhe mini golf profesional me 18-vrima.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›