Flamurtari e Skënderbeurreziku vjennga "fundi"
VLORE - Në letër mund të quhen tre pikë të fituara, por për Flamurtarin dhe Skënderbeun, ndeshjet e sotme janë një "thriller" i vërtetë. Dy rivalet për titullin kampion do të përballen me dy skuadra që rrezikojnë seriozisht rënien, kështu që në fushë pritet të jetë një betejë. Vlonjatët do të presin Besën, me të cilën kanë hasur probleme të shumta, ndërkohë që për korçarët sfida duket disi më e lehtë përballë Teutës. Në Vlorë, skuadra e Gugash Maganit do të kërkojë fitoren e 13-të në po kaq ndeshje, ndërsa problemi më i madh duket dëmtimi i pësuar nga sulmuesi Sebino Plaku. Ky i fundit rrezikon të mos jetë në fushë, duke krijuar probleme të mëdha në një ndeshje aspak të lehtë. Fitorja e djeshme e Bylisit në Elbasan e ka bërë tepër të vështirë situatën për Besën, që tashmë ndodhet 4 pikë larg, duke rrezikuar më shumë se kushdo rënien. Ndërkohë, një ndeshje jo e lehtë edhe për korçarët, që presin një tjetër skuadër të rrezikuar, Teutën. Në emër të ekipit të Skënderbeut, dje ka folur sulmuesi argjentinas Soza, që e ka quajtur të vështirë përballjen, por ka premtuar të shënojë një gol në takimin e sotëm. Skënderbeu ndodhet vetëm 3 pikë larg Flamurtarit, por korçarët synojnë ta shtyjnë gjithçka deri në ndeshjen e fundit, kur do të jetë përballja direkte.
Ndeshjet
Në takimet e tjera që do të luhen sot, Tirana do të presë në shtëpi Shkumbinin, një skuadër që në transfertë gjithnjë has probleme. Trajneri Misho Krstiçeviç ka pranuar se mbi të qëndron një presion i madh, pasi ai nuk ka fituar asnjë ndeshje në kampionat që kur ka ardhur në vend të Nevil Dedes. "Kemi nevojë për një fitore në Superligë, pasi që kur kam ardhur unë, skuadra nuk e ka bërë asnjëherë këtë dhe kjo më ka vënë shumë nën
(s.g/BalkanWeb)