E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, “shumë zhurmë për asgjë”

Pavarsisht se mbetet skuadra më popullore në Shqipëri, janë bërë tashmë shumë sezone qëkur Partizani fitoi të fundit trofe të "kampiones" së Shqipërisë dhe duket se edhe sezoni aktual, do t'u shtohet të tjerëve, pasi, të kuqtë, jo vetëm që janë plot 10 pikë prapa skuadrës kryesuese dhe rivales së tyre më të madhe të kryeqytetit, Tiranës, por edhe nuk kanë arritur të bindin, qoftë me përbërjen e skuadrës së tyre, qoftë edhe lojën e tyre të dobët, sidomos pas largimit nga pankina të trajnerit të mirënjohur, Neptun Bajko.
Në fakt, që nga koha kur president i klubit u zgjodh Albert Xhani, Partizani ka qenë një skuadër e tipit "shumë zhurmë për asgjë", gjë që mbështetet edhe nga fakti se "Demat e kuq", kanë fituar vetëm një trofe, Kupën e Shqipërisë, përballë Dinamos, një finale ajo mjaft e kontestuar nga tifozët dhe shtypi sportiv. Gjithsesi, shpresa vdes e fundit dhe kjo vlen për cdo sezon për tifozët e Partizanit, të cilët tashmë mbajnë shpresë te Kupa e Shqipërisë, për të mos dalë duarbosh nga ky sezon. Por, kjo është vetëm shpresë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›