E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurim jete për kredimarrësit

Kush kërkon të marrë kredi pranë bankave, më parë duhet të jetë i siguruar pranë kompanive të sigurimit të jetës.

Ky kusht i vendosur nga bankat e nivelit të dytë, ka ndikuar në rritjen e të ardhurave në kompanitë e sigurimit të jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vëllimi i primeve të sigurimit të Jetës ishte rreth 102 milionë lekë me një rritje prej 49.55% krahasuar me janar-marsin 2007. Peshën më të madhe prej rreth 75% në të ardhurat e sigurimit të Jetës e zë produkti “Jetë Debitori”. Ky produkt i sigurimit është kërkesë e bankave të nivelit të dytë për ofrimin e kredive individëve dhe personave juridikë. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2008, tregu i sigurimeve njohu rritje në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar, si në volumin e primeve të shkruara bruto me 14.54% dhe 20.10% në numrin e kontratave të sigurimit. Sipas të dhënave, tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 93% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 7%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›