E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Omar bin Laden: “Babai iu duhet i gjallë, jo i vdekur”

Autori i Lajmit: A.DUashington – Djali i Osama bin Ladenit, Omari, beson se lideri i Al Kaedës e ka arritur qëllimin e tij për të poshtëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por paralajmëron se vdekja e të atit mund të nxisë sulme “shumë, shumë serioze” nga militantët. Në një intervistë të realizuar në një klub striptize në kryeqytetin sirian, Damask, Omar bin Laden i tregon revistës amerikane se presidenti amerikan, Barak obama, po bënte një gabim duke përshkallëzuar angazhimin e trupave të reja amerikane në Afganistan. Ne arabët themi se “është njëlloj sikur ti hedhësh ujë tokës”. Nëse unë do të isha në pozicionin e presidentit amerikan, gjëja e parë që do të bëja është armëpushimi. Më pas për gjashtë muaj apo një vit, nuk do të kishte luftime, as ushtarë. Afganistani nuk do fitohet kurrë. Kjo nuk ka të bëjë fare me babanë tim. Kjo ka të bëjë me popullin afgan. Omar u bë një personazh i njohur në vitin 2007, kur ai u martua me një grua britanike dy herë më e madhe në moshë se ai, të cilën e kishte takuar gjatë një vizite në piramidat e Gizës në Egjipt. Që prej atëherë atyre u është mohuar hyrja në Katar, Egjipt dhe Britani, ndërsa Spanja u ka refuzuar kërkesën për azil. Këtë kërkesë ai e bëri rreth një vit më parë ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme spanjolle nuk ka treguar se mbi çfarë baze e ka kërkuar azilin 28-vjeçari. Omar bin Laden më herët ka kërkuar vizë për në Britani, ku ka dëshiruar të jetojë me gruan e tij britanike, por ishte refuzuar për shkaqe sigurie. Omari është një nga 11 djemtë e Osamës dhe në të shkuarën ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë ku ka kaluar një pjesë të mirë të kohës në kampet xhihadiste në Sudan dhe Afganistan mes luftëtarëve kamikazë, të cilët i provonin armët e tyre kimike tek këlyshët e qenve mes të tjerash. Ai e la babanë në Afganistan në vitin 2001, disa muaj përpara sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara. “Rolling Stone” tha se Omari punonte si një tregtar skrapi në qytetin saudit të Xhedahut, dhe e krahasonte veten me yllin e Hollivdudit, Mel Gibson, dhe ëndërronte që një ditë të punonte për OKB-në dhe takonte Obamën dhe sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. Omari tha se Bin Ladeni u gëzua pa masë kur mësoi se Xhorxh Bush u zgjodh president në vitin 2000, dhe parashikoi se ai ishte pikërisht presidenti që i duhej Amerikës: “Një president që do të sulmonte dhe shpenzonte duke e shkatërruar vendin”. Pavarësisht sasive të parave dhe përpjekjeve të Amerikës për të kapur Osama bin Ladenin, dhe që shërbimet sekrete mendonin se fshihej në terrenet e ashpra të kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit, Omar bin Laden tha se ai besonte se Shtetet e Bashkuara në të vërtetë ishin me fat që babai i tij ishte ende gjallë. “Gjërat do të shkojnë dhe më keq, nëse babai im vdes. Bota do të përballet me sulme shumë herë më serioze. Do të jetë një shkatërrim”, - shtoi Omari, duke shtuar se i ati kishte refuzuar shumë sulme të tmerrshme të sugjeruara nga mbështetësit e tij. “Im atë ka një qëllim fetar. Ai kontrollohet nga rregullat e xhihadit. Ai vret vetëm atëherë kur mendon se është e nevojshme”. Dhe ndërsa Omari se ka parë babanë për pothuajse një dekadë, ai tha se nuk beson se Osama po planifikon sulme më të mëdha në ardhmen. “Ai nuk ka nevojë ta bëjë diçka të tillë. Për sa kohë Amerika shkoi në Afganistan, plani i tij funksionoi. Ai e ka fituar atë”.
Ky lajm është publikuar: 22/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›