E Shtunë, 31 Tetor 2026

Song Se Jim, një koreane në vallen shqiptare

Autori i Lajmit: Redaksia
Një koreane interpreton një valle shqiptare. Song Se Jim, pianistja koreane ka dhënë dje në Akademinë e Arteve një koncert. Në këtë mbrëmje Se Jin interpretoi pjesët: “Koncert për piano nr 5, opera 33” nga Bethoven, “Simfonia nr 2, op.43” Sibelius dhe premierën shqiptare të kompozitorit Aleksandër Vezuli “Vallja shqiptare nr.1 për Simfoni dhe Orkestër”. Dirigjent i koncertit Jetmir Barbullushi, ndërsa udhëheqës artistik është Oleg Arapi. Ky koncert ka dhënë edhe startin e sezonit artistik 2010 të orkestrës së RTSH-së.
Koncerti i mbrëmjes së djeshme bashkoi tingujt shqiptarë dhe ato të klasikëve në një interpretim nga koreania Song Se Jim. Kompozitori Aleksander Vezuli, i cili vjen në këtë koncert me premierën shqiptare “Vallja shqiptare nr 1 për Simfoni dhe Orkestër” nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ai ka shkruar rreth 9 vepra klasike midis të cilave Vallet Shqiptare Nr.1, Nr.2, Rapsodinë Shqiptare etj. Është pranuar si anëtar kompozitor në Shoqatën Belge (SABAM ) dhe atë Amerikane (ASCAP në vitin 1998). Në vitin 2002 në Televizionin Kombëtar të Belgjikës transmetohet muzika “Elefanti tek dentisti”. Në vitin 2003, Chamber Symphony Players of the Berkshires luajti në skenë ( në Hudson, Neë York), Albanian Dance No.1 & No.2, riorkestruar nga autori për orkestër dhome. Këtë aktivitet e pasqyroi gazeta “Troy” e Neë York-ut. Aleksander Vezuli vazhdon të jetojë dhe të punojë në New York.
Koreania Son Se Jin lindi në Seul të Koresë së Jugut në vitin 1981. Filloi të luajë në piano që në moshën 5- vjeçare. Në vitin 1992 vazhdoi studimet në Shkollën Qendrore Muzikore pranë Konservatorit “Tchaikovsky” të Moskës. Pas mbarimit të shkollës, Song Se Jin vazhdon studimet në Konservatorin “Tchaikovsky” të Moskës. Pas mbarimit të konservatorit, kryen edhe Master-in pranë këtij konservatori. Eshtë laureate e çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Ka luajtur dhe vazhdon të luajë me sukses të madh koncerte në vende të ndryshme të botës si: Rusi ( në veçanti në Moskë), ne SH.B.A. në Francë, Gjermani, Angli, Spanjë, në Korenë e Jugut etj. Duke filluar nga viti 2007 Song Se Jin është anëtare e përhereshme e jurisë të konkursit të muzikës sllave në Moskë. Aktualisht jep mësim në Universitetet “Pai Tcai” dhe “Nazaret”, si dhe në Shkollën e Lartë të Artit në Seul të Koresë së Jugut.
Skena e Akademisë së Arteve është shndërruar në një “dhomë pritëse” të artistëve shqiptar dhe të huaj, të cilët interpretojnë muzikë klasike. Vetëm pak kohë më parë në kuadër të Koncerteve Klassik, janë dhënë tre shfaqje. Spektakli i titulluar “Triple Bill” parashikoi shfaqjen e videos “Secrets for Sale” nga Elodie Pong në hollin e Akademisë së Arteve, baletit “no.thing” të kompanisë së dancit bashkëkohor “linga” dhe në vazhdim një performancë e muzikës hip hop “Rap Titan”, krijuar nga Roberto Garieri dhe DJ Eagle. Videoja “Secrets for sale” është një filmim në stilin reality-shoë që nxjerr lakuriq sekretet më të fshehta të qenies njerëzore. Është realizuar në “Arsenic Theatre” në Lozanë, ku çdo vizitor ftohej të besonte dhe të shiste nën një kontratë një sekret personal dhe kjo filmohej nga 8 kamera sigurie. Ndërsa komania e dancit sjell një krijim të Katarzyna Gdaniec e Marco Cantalupo. Pas një intervali të shkurtër do të vijojë spektakli “Rap Titan”, një performancë e muzikës hip-hop, ku tregohet historia e kësaj muzike, duke shpjeguar se si protagonistët, të lodhur nga makthi urban dhe dhuna që ushtron ai, i dhanë jetë një kulture të re.

Ky lajm është publikuar: 22/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›