E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet ish-drejtori i Bankës së Kursimeve

Dikur banka që sot është grabitur ka qenë shtetërore. Ish-drejtori i saj për më shumë se 25 vjet, Hysen Osmanaj, i ndodhur rastësisht pranë vendit të ngjarjes, tha dje se bankat e sotme nuk kanë sigurinë e mëparshme. "Shuma e parave që depozitohej në bankë vendosej menjëherë në kasafortë dhe kodin e saj e dija vetëm unë si drejtor dhe Ministria e Brendshme. Sot shumë banka jo vetëm që nuk kanë një siguri të tillë të kasafortës, por edhe ruhen vetëm me persona jo specialistë, të cilët shpesh janë në moshë të thyer".

Dëshmitarja

"Dallova një djalë shumë të shkurtër, rreth 30 vjeç, që me shami me lule në fytyrë, kapele në kokë dhe me rroba laramane ka hyrë në bankë. Ai ka dalë pak minuta më pas me shpejtësi, ndërkohë që në dorë mbante armë. Me të ka shtënë mes njerëzve, sapo ka marrë rrugën e tregut".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›