E Diel, 1 Nëntor 2026

Flet mjekja Diana Canaj: “Si mund të shmangen abortet spontane”



Eljona Lata

Abortet spontane këtë vit janë renditur si një ndër dhjetë diagnozat më të shpeshta. Po sipas statistikave zyrtare rezulton se rreth 20% e shtatzënive ndërpriten për shkak të abortit spontan. Aborti spontan që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së fekonduar në mitër. Në statistikat vjetore të dy materniteteve në Tiranës, gjysma e aborteve të regjistruara rezulton se janë aborte spontane. Sipas mjekes Diana Canaj, për të shmangur një abort spontan, çiftet duhet të tregohen të kujdesshëm para se të nisin një fëmijë dhe gjatë muajve të parë të shtatzënisë. Gjinekologia shpjegon se në momentin që çifti vendos për një shtatzëni duhet të jetë i informuar për faktorët etiologjikë. “Duke i ditur faktorët që rrezikojnë shtatzëninë, çifti dhe personeli mjekësor duke bashkëpunuar, realizojnë një shtatzëni të dëshiruar dhe i shmangen në përqindje të lartë abortit” u shpreh mjekja Canaj. Shkaqet që çojnë pjesën më të madhe të nënave drejt aborteve janë të në të ndryshme, por në të shumtën e rasteve vjen për shkak të pakujdesisë të partnerëve.
Evidentimi
Në maternitetin vjetër abortet spontane ishin ndër 10 diagnozat më të shpeshta. Në këtë maternitet numëroheshin rreth 360 aborte spontane për vitin 2009. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë se pas marrjes së vendimit për të pasur fëmijë, kontrolli mjekësor përpara tentativës për shtatzëni, ka rëndësi, sepse bën të mundur korrigjimin e defekteve të mundshme gjenetike te gruaja ose te burri. “Në këtë drejtim mjekësia ka avancuar mjaft dukshëm. Pra drejtimi i çiftit për analiza gjenetike si për gruan dhe për burrin në qendra të specializuara është domosdoshmëri. Nëna e ardhshme si mbajtëse e fëmijës për rreth nëntë muaj në organizmin e saj nuk duhet që gjatë kësaj periudhe të kalojë infeksione akute apo t’i përsëriten sëmundjet kronike” shprehet gjinekologia Canaj. Kontrolli mjekësor para shtatzënisë, kontrolli mjekësor periodik gjatë shtatzënisë duke parandaluar infeksionet e mundshme, apo dhe mjekimi i specializuar mjekësor si për infeksionet ashtu dhe për sëmundjet kronike rrit shkallën e mundësisë për të mos ndodhur abort spontan. Sipas mjekëve një femër mund të kontribuojë në pakësimin e rreziqeve të një aborti spontan. Kuptohet që këto përkujdesje nuk mund të kenë një ritëm të shfrenuar. Duke mos harruar që je shtatzënë: duhet të evitosh gjestet dhe veset e këqija të cilat mund të dëmtojnë fetusin. Ndalo të pish duhan për shkak se femrat duhanpirëse kanë më shumë mundësi të kenë një lindje të parakohshme dhe si rrjedhojë fëmijë më të vegjël se normalët. Evitoni streset, të cilat provokojnë kontraktimin e mitrës. Mos pini asnjë farmaceutik pa këshillën e mjekut.
Shkaqet
Sipas mjekëve aborti spontan që zakonisht ndodh në tremujorin e parë të shtatzënisë përjetohet rëndë dhe shpesh lidhet me anomalitë gjenetike të fetusit ose mos pozicionimin e vezës së fekonduar në mitër. Konsiston në 90% të aborteve spontane dhe ka të bëjë me gabime në kromozome ose siç quhet ndryshe gabime gjenetike. Disa gabime gjenetike të pasqyruar si fillim në nivelin kromozomik, në qelizat e para që nisin të formohen në vezën e fekonduar, i japin vend me shumë abortit spontan e praktike dhe më pas anomalitë janë të tilla e nuk lejojnë zhvillimin normal të fetusit, dhe në këtë mënyrë është vetë natyra që e ndërpret këtë shtatzëni, duke ndaluar fetusin të rritet e të bëhet një fëmijë. Doktoreshë Canaj, shprehet se mungesat e rënda në ushqyerje si dhe mungesa e vitaminave C dhe D rrit riskun për abort spontan. Gjithashtu anomalitetet e organeve riprodhuese si për gruan primare ashtu dhe atë që ka kryer aborte apo lindje të mëparshme, korrigjohen në rast së bëhet ekzaminimi i duhur dhe i specializuar gjinekologjik përpara mbetjes shtatzënë. Edhe në këto raste është e mundur shmangia e aborteve spontane. Domosdoshmëria e ekzaminimit hormonal për të parë nivelin e hormoneve në gjak, shpie në konkluzionin se mund të mbahet dhe të çohet deri në fund një shtatzëni e dëshiruar.

Shkaqe të tjera
-Anomali të mitrë
s. Ndodh që qafa e mitrës të hapet spontanisht dhe të lejojë rënien e fetusit. Në këtë rast mjeku nënshtron pacienten në një ngushtim të qafës së mitrës, dhe që bëhet rreth javës së tretë të shtatzënisë. Me ketë ndërhyrje mjeku vendos që qarkore rreth qafës së mitrës dhe e shtrëngon atë duke e bërë nyje në mënyrë që të shtrëngohet gypi dhe të bëjë të mundur zhvillimin e shtatzënisë. Ky ngushtim bëhet në pjesën e qafës së mitrës që ndahet nga gypi urinar. Abortet spontane të vonshëm shkaktohen përgjithësisht nga një keq formim i mitrës ose i qafës së saj.
-Disa nga infeksionet si toxoplasmosi, listeria ose disa sëmundje seksualisht të transmetueshme si l'Herpes, Clamidia ose Blenorragia, mund të shkaktojnë një abort spontan.
Një higjienë e keqe jetësore mund të jetë shkak i një aborti spontan.
-Shkaqet Mashkullore.
Cilësia e spermës në shumë raste mund të jetë shkak për origjinën e një aborti spontan të përsëritur.

20 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›