Fleta e votimit pa element sigurie, socialistët kundër modelit të miratuar nga KQZ

Socialistët, kontestojnë modelin e fletës së votimit: Ska siguri teknike
Dyshimet në elementet e sigurisë së fletës së votimit rrezikojnë manipulimin e procesit zgjedhor. Ndonëse modeli i ri i fletë së votimi u miratua 2 ditë më parë me konsensus të plotë, anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve kanë hedhur dyshimet e para mbi elementet e sigurisë së fletës, në të cilën shqiptarët do të votojnë më 28 qershor. Mbledhja e djeshme e KQZ-së, është dominuar nga debate të ashpra, ku u kontestua edhe vendim i 2 ditëve më parë për miratimin e modelit të fletës, duke lënë rrugën e hapur procedurave për një model tjetër flete. Sipas përfaqësuesve socialist, KQZ-ja ka marrë një vendim të ngutur për miratimin e fletës së votimit, pa u konsultuar më parë me përfaqësuesit e partive dhe drejtorinë teknike pranë saj. Ato kërkuan më tej korrigjimin e vendimit të KQZ-s, pasi fleta nuk i plotëson standardet për një proces të sigurt votimi. Ndërkaq, disa përfaqësues të tjerë të partive kundërshtuan modelin e fletës dhe mënyrën e renditjes së subjekteve zgjedhore, apo të koalicioneve në të. Sipas tyre, modeli i fletës së votimit i krijon vështirësi në orientim zgjedhësit, gjithashtu renditja e partive duhet të jetë sipas rendit alfabetik e jo sipas përfaqësuesve të subjekteve në parlament. Në fillim të mbledhjes sherri nisi për emërtimin e partive dhe të koalicioneve në fletë. Konkretisht, koalicioni Poli i Lirisë u konsideruar si problematik, pasi nuk kishte një variant përfundimtarë të emrit, por dy alternativa: njëra Aleanca e Polit të Lirisë dhe tjetra version të shkurtuar, Poli i Lirisë. Si përfundim u pranua versioni i shkurtuar. Veç kësaj, disa subjekte zgjedhore nuk kishin paraqitur siglën e tyre, duke shtyrë afatin e hartimit të fletës së votimit. Megjithatë, problemi më serioz për procesin zgjedhor, duket se është pasiguria teknike e fletës së votimit. Kryetari i Komisionit Qendror, Arben Ristani, në përgjigje të pretendimeve të përfaqësuesit socialist Genci Gjonçaj se fleta e votimit nuk ka elemente sigurie, u shpreh se elementet e sigurisë janë propozuar nga kompania që ka marrë përsipër fletën në konsultim me Drejtorinë Teknike, e jo nga KQZ-ja, duke shtuar se do të komunikojë me kompaninë për ti dhënë një zgjidhje të përbashkët kësaj çështje. Ristani shtoi se nëse kompani refuzon që të ndryshojë modelin e fletës të sapo miratuar, kjo çështje do të mbyllët dhe fleta nuk do të ndryshojë. Nga ana tjetër, Gjoçaj akuzoi Ristanin se po abuzon duke lejuar mosrespektimin e kritereve teknike në prodhimin e fletës së votimit. Ndërsa përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti, shprehu dëshirën e pamasë që gjërat të zgjidhen me konsensus, por ai bëri të ditur se është absurde të kontestohet vendimi i KQZ-së për fletën, kur ky vendim u miratua 2 ditë më parë nga të 7 anëtarët. Nuk është e ligjshme ankesa për të kontestuar një vendim konsensual të KQZ-së për modelin e fletës së votimit. Për mua, fleta e votimi nuk ka asnjë problem, sepse edhe më parë nuk është konstatuar një fakt i tillë. Ju keni qenë të gjithë këtu të pranishëm, ku vendosëm bashkarish siç vendosëm për listat. Kështu që, nuk ka arsye të krijomë përshtypjen në opinioni publik sikur ka probleme. Fletën e votimit ne e kemi cilësuar si një aspekt shumë të rëndësishëm për procesin zgjedhor, ndaj i kemi dhënë një zgjidhje konsensuale, u shpreh Kosovrasti gjatë fjalës së tij. Ndërkaq, përfaqësuesja tjetër e PD-s në KQZ, Dëshira Subashi, në lidhje me miratimit e modelit të fletës së votimit, theksoi se opozita ka një pretendim, i cili përbën pjesën e arsyeshme që opozita të pretendojnë afër një procesi zgjedhor. Tani nuk e dimë nëse jemi apo sjemi në kohë, nuk e dimë nëse mundet apo nuk mundet kompania që të ndryshojë modelin e fletës. Vërtetë janë zhvilluar disa procedura tenderimi dhe jemi në kufijtë e mbylljes së kësaj procedure. Opozita duhet të ketë besueshmërinë e procesit, ngaqë është bërë përpjekja maksimale nga KQZ-ja. Pjesa e opozitës gjithmonë është dyshuese në zgjedhje. Unë kam një propozim që të komunikojmë edhe një herë me kompaninë, nëse gjenden hapësira për ndryshimin e modelit. Jemi kushtet e ndryshimit të një vendimi që në vetë e kemi marrë për arsye teknike që na dolën dhe nuk i kishim kushtet e përshtatshme për një shqyrtim korrekt, theksoi veç të tjerave Subashi gjatë fjalës së saj. Së fundmi, KQZ-ja e vendosi ta miratojë në një mbledhje tjetër versionin përfundimtarë të fletës së votimit, pas një konsultimi me anëtarët socialist, Drejtorinë Teknike dhe kompaninë.