E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokristiani Ndokaj denoncon shkarkimet politike në administratë

Demokristiani Jak Ndokaj, i pari në listën e kësaj force politike në Tiranë deklaroi se po kryhen shkarkime politike në administratë. Sipas tij, qeveria po i bën presion aktivistëve të Partisë Demokristiane, ndërsa akuzon titullarë të lartë të Partisë Demokratike, se po bëjnë këto shkarkime me motive politike. Ndokaj bën thirrje që PD të ndalojë fushatën. Ne emër të PDK i bëj thirrje mazhorancës aktuale të ndalojë fushatën represive ndaj aktivistëve tanë. I kujtojmë ish aleatëve tanë, se duhet përfundimisht të ndërgjegjësohet se asnjë masë hakmarrëse kundër të djathtës së vërtetë, nuk do të mund të ndikojë në shndërrimin e PDK dhe Polit të Lirisë në forcën kryesore politike që do të përcaktojë mandatin për qeverisjen e katër viteve të ardhshme. Në emër të PDK dua të denoncoj publikisht elementët e një fushate politike represive të bazuar në largime nga puna me votime politike dhe presione të ndryshme ndaj aktivistëve e figurave elektorale të PDK-së. Në disa rrethe, si në Dibër apo Tiranë, fushata represive ndaj PDK-së po drejtohet nga titullarë të lartë të Partisë Demokratike, ministra të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, të cilët do të duhej të ishin zyrtarët më model në respektimin e ligjit për një fushatë elektorale të lirë, demokratike e të ndershme, theksoi ai. Nëpërmjet deklaratës për shtyp, Ndokaj ka shprehur protestën e ashpër ndaj politikës së derës së mbyllur të ndjekur nga media publike dhe institucionet shtetërore e publike të informacionit, ndaj PDK dhe Polit të Lirisë. Censura e urdhëruar për të mos lejuar që qytetarët të informohen në mënyrë të paanshme për aktivitetin dhe programin tonë elektoral, përbën shkelje flagrante të ligjit dhe standardeve të zgjedhjeve demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›