Fleta e votimit, varianti përfundimtar
30/05/2009 Komisioni bën ndryshime, ajo do të jetë e gjatë 430 mm
Partia e Berishës do të renditet e 10-a, e Ramës e 33-a, Meta në vendin e 24-t
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u japë nesër dorën e fundit diskutimeve për fletën e votimit, para se ta miratojë atë përfundimisht. Për shkak të numrit të lartë të partive të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare fleta e votimit do të jetë një centimetër më e gjatë se përmasat që KQZ-ja kishte caktuar fillimisht dhe logot – të institucionit, të Republikës dhe të partive politike – do të jenë me ngjyra. Në vendimin e miratuar në fillim të këtij viti ato ishin parashikuara të ishin bardhë e zi. “Përveç koalicionit ‘Bashkimi për Ndryshim’, ku secila parti i ka logot, po të vini re shumica e koalicioneve nuk i kanë. Kështu, aleanca ‘Poli i Lirisë’ dhe ‘Aleanca për Integrimin Socialist’ kanë vetëm nga dy logo dhe koalicioni ‘Aleanca e ndryshimit’ ka vetëm 3 logo. Njoftojini partitë t’i sjellin, ose nuk do të mund t’i pasqyrojmë. Po ashtu ngjyra e logos së KQZ-së dhe stemës së Republikës së Shqipërisë janë bardhë e zi. Duhet të negociojmë me kompaninë që logot të jenë me ngjyra”, - tha kryetari i KQZ-së, Ristani. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e djeshme të pasdites palët ranë dakord që emri i koalicioneve të vendosej anash, majtas, dhe emrat e mbiemrat e kryetarëve të partive të ishin me shkronja të njëjta, kapital. Ndërkohë sot komisioni do të diskutojë specifikimet e fletës së votimit dhe renditjen përfundimtare të tyre. Lidhur me përcaktimet në Kodin Zgjedhor si për koalicionet zgjedhore, ashtu dhe për partitë brenda tyre do të respektohet kriteri i renditjes sipas rendit alfabetik. Pas koalicioneve do të renditet për Qarkun e Tiranës kandidati i pavarur dhe do të vijohet më tej me partinë e Ngjelës dhe Partinë e Punës të Riorganizuar. Ndërsa PD-ja është e 10-a në renditje, PS-ja është e 33-a.