PD fushatë me të zhgënjyerit, i fton të aktivizohen
30/05/2009 Në analizën e zgjedhjeve të vitit 2007 çështja u kthye në objekt debati
Kontakte dhe me simpatizantët që janë larguar nga puna
Partia Demokratike është koshiente se, pavarësisht deklaratave të saj për një qeverisje të suksesshme në këta katër vjet, jo të paktë janë ata që janë zhgënjyer nga mënyra se si janë organizuar punët në këtë forcë politike. Bëhet fjalë për ata qindra e mijëra militantë që shpresuan më kot për ndonjë favorizim nga forca që ata mbështetën tërë këta vjet dhe panë se si zyrat e administratës në shumë e raste u mbushën me persona anonimë, pa ndonjë kontribut të dukshëm në fitoren e saj në vitin 2005. Madje, burime nga PD-ja shprehen se kjo çështje ka hapur jo pak debate në analizat e punës që u bënë për zgjedhjet e vitit 2007, ku u dol me konkluzionin se në zgjedhjet e përgjithshme kjo çështje aq delikate duhet riparuar. Dhe është pikërisht ajo që po bëhet. Burime nga kjo parti shprehen se tashmë janë ngritur grupet e punës që do marrin kontakte të drejtpërdrejta me të gjithë simpatizantët apo anëtarët e partisë që janë tërhequr nga aktiviteti i tyre pikërisht për shkak të zhgënjimit që kanë pasur menjëherë sapo mori zgjedhjet PD-ja dhe gjërat për ta nuk ndryshuan. Janë pikërisht ata njerëz, kryesisht në qytetet e mëdha të vendit, të cilët në një numër jo të vogël bojkotuan zgjedhjet e vitit 2007, duke bërë që e majta të fitojë në një numër të konsiderueshëm bashkitë më të mëdha në vend.
Po të njëjtat burime shprehen për “Metropol” se një analizë e plotë po bëhet dhe për të riparuar dëmet që kanë bërë në jo pak raste drejtorët e emëruar nga vetë PD-ja, të cilët pa shkak kanë pushuar nga puna njerëz vetëm sepse kanë qenë të marrë në punë nga paraardhësi i tij, pa marrë parasysh se edhe drejtori paraardhës ka qenë i emëruar nga PD-ja dhe njerëzit që ka punësuar kanë qenë aktivistë apo simpatizantë të saj. Këtyre të fundit u është kërkuar të riaktivizohen sërish, duke u rindezuar kështu dritën e shpresës se mund të rifitojnë vendet e humbura. E gjithë kjo strategji ka të bëjë me minimizimin e rrjedhjes së votave në zgjedhje.