E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flini sa më gjatë, të mos bëheni obezë!

UASHINGTON – Madje edhe njerëzit më dembelë mund të zvogëlojnë peshën e tyre trupore, nëse thjesht flenë më shumë. Një ekip shkencëtarësh nga Universitetin i Uashingtonit kanë zbuluar se gjumi i rregullt nëntë orësh lufton predispozitën e organizmit ndaj obezitetit.

Ndërsa një sy gjumë i shkurtër siguron një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e gjeneve, që lidhen me trashjen, dhjamosjen e trupit. Dhe e kundërta, sa më i gjatë e më çlodhës të jetë gjumi, aq më pak të ngjarë që njeriu të shtojë në peshë.

Sigurisht, është ende shumë herët për të konfirmuar me siguri të plotë se gjumi është i lidhur direkt me peshën e njeriut. Megjithatë, shkencëtarët janë duke e studiuar intensivisht këtë teori. Dhe na e japin një sinjal për ta pasur në vëmendje dhe me anë të këtij studimi.

Të dashur lexues të Shekulli-t! Gjumi i duhur nuk është kurrë humbje kohe! Madje të flesh më pak është dështuese në çdo aspekt të jetës.

(M.A.)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›