Fliste në telfon me vëllanë në Greqi, vret veten para fëmijëve dhe gruas
24/02/2005 Arben Ndreca i dha fund jetës, me çifte, pa lënë pas ndonjë motiv
LAÇ - Një vetëvrasje makabre ka realizuar shtetasi Arben Ndreca. Dy ditë më parë, 34-vjeçari, me origjinë nga një fshat i Pukës, është vetekzekutuar para syve të fëmijëve të tij të mitur, gruas, nënës dhe vëllait të tij, i cili ishte nga ana tjetër e telefonit. Vetëvrasja tashmë e shndërruar në një ritual të zakonshëm, po njeh forma nga më të ndryshme të realizimit. Rasti i fundit ka provuatr se një akt i tillë ekstrem, mund të mos ndodh që realizohet vetëm në fshehtësi, por edhe duke paralajmëruar personat prezent, por edhe në distancë mijëra kilometra larg. Arben Z.Ndreca, 34 vjeç, pasi është siguruar se vetëvrasjen e tij do ta ndiqnin nëna, bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij të mitur, i ka telefonuar edhe vëllait të tij, emigrant në shtetin helen, ka shkrepur çiften në drejtim të vetes. Akoma nuk ka asnjë motiv për këtë veprim. Viktima ka lënë vetëm një amanet, të varrosej në vendlindje... Nga pas ka lënë dhe tre fëmijë jetimë e të terrorizuar.
Para ekzekutimit
Sipas burimeve zyrtare të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në rrethinat e Milotit, në rrethin e Kurbinit. Në fakt shtetasi 34-vjeçar Arben Z.Ndreca, kohët e fundit kishte migruar nga fshati Rras, në komunën e Gjegjanit, në Pukë. Pikërisht në afërsi të Milotit, ai qëndronte në një shtëpi të një të afërmi të tij në emigracion, dhe burimet konfirmojnë se së bashku me një pjesë të mirë toke, ai i kishte në përdorim pa asnjë pagesë. Problemet ekonomike brenda kësaj familjeje mund të mos kenë qenë shumë të mprehta, siç ndodh zakonisht, pasi viktima ishte i punësuar në një firmë private aty afër. Pikërisht në ditën fatale për të, Ndreca kishte dalë nga shtëpia për në tregun e Milotit, dhe pasi ka shitur dy derra, me një vlerë prej 25 mijë lekësh të reja, është parë duke qerasur shokë dhe miq të tij nëpër kafenetë e Milotit.
Ngjarja
Pasi ka shitur derrat e ka pirë kafe, Arbeni është drejtuar për në shtëpi, ku ka marrë çiften dhe ka dalë për gjah. Në mbrëmje, ai i ka gëzuar 3 fëmijët e tij me disa zogj të vrarë, ndërsa i ka komunikuar gruas dhe nënës së tij se kishte vendosur të vriste veten. Madje, ai i ka siguruar ata se nuk i kishte njeriut borxh e madje ishte firma ku punonte që i kishte disa borxhe. Madje, ai i ka porositur ata që, nëse firma nuk i paguante borxhin, mos bëni sherre me ta. Amaneti, për të cilin ka këmbëngulur Arben Ndreca, ka qenë që trupi i tij të varroset në fshatin e tij të lindjes, në Rras të Pukës. Në moment kanë kundërvepruar nëna dhe bashkëshortja e tij, duke i hequr armën nga dora për ta penguar në vetekzekutimin e paravendosur. Në këto momente Ndreca ka tentuar që të realizojë veprën e tij me anë të telave të korrentit, por sërish ka dështuar, falë ndërhyrjes së familjarëve. Më pas Arben Ndreca i ka telefonuar vëllait të tij, Pjetrit, i cili gjendej në Greqi. Atë e ka vënë në dijeni për planin e tij të vetëvrasjes, ndërsa nuk ka dhënë asnjë version për arsyet e marrjes së këtij vendimi. Edhe vëllait të tij i ka kërkuar që të varrosej në fshatin e tij të lindjes. Ka qenë momenti kur vëllai i lutej në telefon për të hequr dorë nga një vendim i tillë, kur zhurma e shkrepjes së armës me drejtim kraharorin e Ndrecës ka depërtuar mes valëve satelitore për të mbërritur në veshin e emigrantit. Askush nuk ka mundur që t’i japë ndihmë të plagosurit, i cili ka gjetur vdekjen menjëherë pas këtij akti. Ndërsa prindërit dhe të afërmit kanë dërguar në fund amanetin, duke e varrosur dje Arben Ndrecën në fshatin e tij të lindjes, ndërsa 3 fëmijët e tij të mitur do të duhet të përballojnë të qënurit jetimë në një kohë të vështirë për këtë familje.
Dje i ka dhënë fund jetës së tij 30-vjeçari Festim Hadaj
Vetëhelmohet nga varfëria, babai i tre fëmijëve
BERAT - Një tjetër vetëhelmim ka ndodhur në mesditën e djeshme në Qarkun e Beratit. Dje, në ambientet e urgjencës të spitalit, ka mbërritur në gjendje tepër të rëndë, në gjendje shoku, 30-vjeçari Festim Hadaj, banor i fshatit Dushnik të Beratit. Sipas burimeve nga spitali, 30-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte konsumuar një lloj helmi, që përdoret për ngordhjen e insekteve keqbërëse në bimët bujqësore. Po sipas të njëjtit burim, edhe pse viktimës nuk i ka munguar ndihma e përshpejtuar mjekësore me medikamentet antihelm, sasia e konsiderueshme e konsumuar prej 30-vjeçarit, nuk e ka shpëtuar dot nga kthetrat e vdekjes. Burimet policore, të cilat shkuan në vendin e ngjarjes, thanë dje për „Metropol“ se grupi i ekspertëve pas këqyrjes të vendit të ngjarjes dhe kryerjes të procedurave të para ligjore, kanë sekuestruar një kampion nga lloj i helmit, të cilin e kanë gjetur në dhomën ku 30-vjeçari kishte konsumuar helmin për t’i dhënë fund jetës. Sipas burimeve nga të afërmit e viktimës, familja Hadaj jetonte në kushte tejet të skajshme të varfërisë dhe se kryefamiljari nuk kishte gjetur mundësi punësimi, në mënyrë që të ushqente familjen e tij me tre fëmijë të mitur. Duket se kjo i ka krijuar një depresion të çastit, i cili më pas i ka kushtuar jetën. Po sipas burimeve familjare, viktimën e ka gjetur të shtrirë në dhomën e gjumit gruaja e tij, e cila në fillim ka kujtuar se po flinte, por kur ka dëgjuar rënkimet e bashkëshortit ka shkuar për ta parë dhe e ka gjetur në gjendje tepër të rëndë, të shkumosur nga goja dhe pa ndjenja. Kanë qenë të afërmit e familjes, të cilët e kanë dërguar viktimën në spital. Festim Hadaj, edhe pse nuk i ka munguar ndihma e mjekëve të spitalit, nuk mundi të shpëtoj nga vdekja e sigurt, pasi ka konsumuar sasi të konsiderueshme helmi. Me helmimin e djeshëm shkon në 6 numri i të vdekurve nga vetëhelmimet në Qarkun e Beratit për harkun kohor të gati dy muajve të këtij viti.