PSD: Strukturat e dyta dhe të treta të partive do të koordinojnë punët
24/02/2005 Gjinushi kërkon bashkëpunimin mes së majtës gjatë zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka theksuar, për "Metropol", se forca e tij politike do të bashkëpunojë me Partinë Socialiste në nivele të dyta dhe të treta për zgjedhjet e përgjithshme. Sipas kreut të PSD-së, "ky bashkëpunim do të thotë qëndrim të forcave të majta në pushtet". Aktualisht, mes Partisë Socialiste dhe socialdemokratëve nuk kanë filluar negociatat. Madje, duket se është larg mundësia e një strategjie të përbashkët për të përballuar procesin zgjedhor. Kreu i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, ka theksuar se "partia e tij do të kandidojë e vetme në 100 zonat elektorale të vendit dhe me socialistët do të ketë një intensifikim të punës, për të sjellë sërish në pushtet të majtën. Tashmë i takon Partisë Socialiste që të vendosë nëse ky bashkëpunim mes forcave të majta do të jetë më i konkretizuar", thekson Gjinushi. Aktualisht, PSD-ja po organizon të gjitha strukturat e saj si në qendër dhe në bazë për të përgatitur këtë forcë për zgjedhjet e përgjithshme. Pavarësisht përçarjes që i krijoi kësaj partie qëndrimi kundërshtues ndaj kreut të PSD-së i deputetit Gaqo Apostoli, kjo forcë politike duket se dhe në këtë proces zgjedhor do të ketë mbështetje të aleatëve të saj, socialistëve. Ndërkohë që Gjinushi thekson se "pritet një qëndrim i përfaqësuesve të Partisë Socialiste, lidhur me mënyrën e bashkëpunimit para dhe paszgjedhor". Pas bashkëpunimit në rang parlamentarësh në Kuvend për dy aleatët e "Koalicionit për Integrim" po mbahen qëndrime mbështetëse për njëra-tjetrën.