Vë bast me shokët, pi fostoksinë
24/02/2005 PATOS/ Lojë kalamajsh, vetëhelmohet 14-vjeçari, nxënës i klasës së VIII
FIER - Një 14-vjeçar nga Patosi, ka vazhduar serinë e vetëflijimeve të minorenëve. Ndryshe nga rastet e mëparshme, në vend të lakut të vetëvarjes, ai kishte zgjedhur vetëhelmimin me fostoksinë. Të afërm të vitkimës bënë të ditur se këtë akt, Endrit Goxhaj e kishte ndërmarrë pasi sedra e tij ishte përkëdhelur nga bashkëmoshatarët me të cilët kishte vënë bast se gjysmëkokrra e fostoksinës nuk i bënte gjë. Ngjarja e rëndë e ka pasur zanafillën në orët e vona të ditës së martë, ndërsa në orët e para të ditës së djeshme, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes, megjithë ndërhyrjen e mjekëve.
Ngjarja
Nxënësi i klasës së VIII, i shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj, rreth orës 17.00 të ditës së martë, kishte dalë në qendër të qytetit të Patosit dhe ishte takuar me disa shokë të tij. Njërit prej tyre i kishte kërkuar një shumë prej 300 lekë (të vjetra). Pasi ky nuk i kishe me vete, Endriti kishte refuzuar që shoku të shkonte në shtëpi për t’i marrë. Disa çaste më vonë, 14-vjeçari ishte shkëputur nga shokët. Rreth orës 18.30, ai kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe ishte ankuar nga dhimbja e barkut. Menjëherë kishte nisur që të nxirte dhe ushqimin të shoqëruar dhe me shkumë të bardhë nga goja. Duke parë këto shenja është nisur së bashku me xhaxhanë e tij për në spitalin e Fierit. Sipas familjarëve, deri në këtë çast, mësohet se askush nuk e dinte se ai kishte pirë fostoksinë, gjë që u vërtetua nga mjekët e spitalit të Fierit, pasi kishin dalluar simptomat. Më vonë, dyshimi është shndërruar në bindje, kur në xhepin e xhupit ishte gjetur gjysma tjetër e kokrrës së fostoksinës. Pasi kishte marrë ndihmën e parë nga mjekët, rreth orës 01.00 të ditës së djeshme, kishte komunikuar edhe me nënën e tij, Liljanën, të cilën e kishte garantuar se s’kishte asgjë dhe se do të shkonte në shtëpi në mëngjes. Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu, sepse helmi vdekjeprurës ka qenë i pamëshirshëm. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ai ka humbur jetën, duke shënuar vdekjen e dytë në familjen Goxhaj.
Familja
Familjarë e viktimës kanë treguar dje se Endriti ishte fëmija i tretë dhe djali më i vogël i katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë. Djali i madh i shtëpisë është 22 vjeç dhe jeton duke bërë një tregti të vogël për të mbajtur familjen, sepse atij i ka rënë më tepër barra e familjes, pas vetëvrasjes së babait, disa javë më parë.
Si djali më i vogël, familjarët tregojnë se Endriti ishte shumë i lidhur më të atin. Gjatë muajve të verës ai së bashku me babanë shkonin për peshkim dhe më pas e shisnin atë pak peshk që zinin.
Janar 2005
Babai Endriti vrau veten
Në ditët e para të vitit 2005, Endriti kishte humbur të atin e tij nga një tjetër veprim vetëflijimi, ai i vetëvrasjes me armë zjarri. Ditën e vetëvrasjes, Çaushi pasi ka shkuar në shtëpi, pas udhëtimit të përditshëm me taksi, me të cilën punonte, kishte pirë raki.
Pesë vjet më parë
Kushëriri i Endrit u vetëhelmua
Pesë vjet më parë, një prej kushërinjve të Endritit (djali i xhaxhait), është vetëhelmuar me fostoksinë, pasi kishte humbur një shumë parash në lojërat e fatit. Kjo shifër ishte rreth 3
milionë lek (të vjetra).
“Zbardhet “motivi”
Gjysmëkokrra e bastit, i mori jetën 14-vjeçarit
Duke iu referuar rrëfimit të djalit, në çastet e përkeqësimit, pa u nisur në spital, sipas familjarëve mësohet se Endriti, në kohën që kishte qenë me shokët, në formë shakaje ka blerë një kokërr fostoksinë, duke u thënë shokëve se “e vëmë me bast se unë nuk do të vdes me një gjysmë kokrre” dhe e ka ndarë helmin vdekjeprurës në dy pjesë.
Shokët kanë tentuar ta ndalojnë, por ai kishte këmbëngulur se, “një gjysmë kokrre është, dhe nuk ka ç’të më bëjë”.
Pasi e ka pirë, gjysmën dhe gjysmën tjetër e kishte futur në xhep, kishte shkuar në shtëpi. Dy orë më pas, të njëjtët shokë i kishin thirrur dhe së bashku kishin dalë sërish nëpër qytet. Pasi u ishte mburrur paksa shokëve kishte marrë rrugën e kthimit për në shtëpi. Në prani të xhaxhait në shtëpi ishte ankuar për dhimbje barku, e lodhje dhe pasi i kishte treguar ç’kishte pirë, urgjent ishin nisur për në spital.
12 shkurt 2005
FIER - Një 11-vjeçare është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës së saj. Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Baalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj. Sipas pohimeve të prindërve të vajzës në polici, mësohet se Alda (sikurse e thërrisnin) kishte pasur një debat të ashpër dhe menjëherë më pas kishte hyrë në tualetin
e shtëpisë.
16 shkurt 2005
TIRANË – Joana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Ditën e vetëvrasjes, Joana, ishte kthyer nga shkolla e mërzitur për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim, megjithëse mësuesja e kishte garantuar se nuk do e vinte në regjistër. Ndërkohë mësohet se ajo frekuentonte edhe një shoqatë fetare.
20 shkurt 2005
POGRADEC – Në haurin e shtëpisë, var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan, të zonës së Mokrës. Sipas familjarëve, mësohet se mbrëmjen e së dielës ajo ishte grindur me vëllanë e saj, ndërsa prej kohësh frekuentonte një shoqatë fetare. Sipas prindërve, vajza e tyre tre muaj më parë kishte “paralajmëruar” dëshirën e saj për të vdekur.
23 shkur 2005
PATOS – Nxënësi i klasës së VIII, të shkollës 9-vjeçare, “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj, është vetëhelmuar me gjysmë kokërr fostoksine, të cilën e piu pas një basti që kishte vënë me shokët. Megjithë ndihmën e ofruar nga të afërmit dhe dërgimin e tij në spitalin e Fierit, 14-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.