Fllad Impresionist, vjen në pikturë
Në Galerinë Ibrahim Kodra në Ministrinë e Kulturës artisti Lian Lutfija çeli dje ekspozitën e parë personale. Në ekspozitë u prezantuan rreth 25 punime, kryesisht në teknikën e vajit. Pas 15 vjet karrierë jashtë vendit dhe pas 10 ekspozitave entuziaste mes qarqeve artistike dhe mediatike në Stamboll, piktori shqiptar 31-vjeçar Lian Lutfija rikthehet në Tiranën e fëmijërisë dhe rinisë së hershme të tij. Me shprehjen e Xhon Lenon Love and Peace, artisti impresionist ekspozoi për herë të parë në atdhe disa punime prej krijimtarisë së tij. Artistë, piktorë që kthehen jo vetëm nga Italia, Franca, Angliapor edhe nga Stambolli, metropoli mes Lindjes dhe Perëndimit dhe vijnë dhe sjellin diçka në vendin e tyre ashtu dhe artisti Lutfija çeli ekspozitën e tij të parë personale me titull Fllad Impresionist.
Me konceptin Fllad Impresionist piktori sjell piktura të punuara në vaj në stilin impresionist, ku autori është vlerësuar edhe nga mediat prestigjioze turke si me këndvështrime të reja pasuruese. I pyetur për ekspozitën piktori tregon se: Më tërheq impresionizmi, ndjehem me afër tij sepse mendoj që artistët e kësaj periudhe janë kuptuar më mirë. Sinqeriteti ka impresionuar veprat e tyre. Dhe në punimet e mia përpiqem të përdor sinqeritet, dritë, harmoni, reaksionet ngrohtë-ftohtë. Piktori Lian Lutfia ka nisur të pikturojë që i vogël në rrethet e pikturës në Pallatin e Pionierëve apo në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Nga viti 1992-1996 kryen Liceun Artistik I.A.A. Guzel Sanatlar Lisesi në degën pikturës në Stamboll. Në 1997 fiton konkursin në USA Milëaukee Institute of Art & Design, ku u mbështet edhe me bursë. Dhe në 1997 2004 kryen Universitetin e Arteve Arkitekt Sinani, dega pikturë po në Stamboll, ku kualifikohet I Pari. Më pas karrierën e tij e ka zhvilluar kryesisht në Stamboll me ekspozita vetjake dhe kolektive, ku një prej të cilave është edhe pjesëmarrja në Bienalen e Stambollit. Me kthimin tim në atdhe, dua tu bëj thirrje artistëve të rinj me sloganin: Që të jesh krenaria e një kombi, duhet në fillim ti shërbesh atij, shprehet më tej për ekspozitën piktori Liani. Ekspozita Fllad Impresionist, e cila u hap dje në sallën e galerisë Ibrahim Kodra do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 24 prill.