Integrimet dhe statusi
25/03/2005 Perspektiva e parë: vendet e BE-së
Paramendojeni se çka mund të ndodhë një ditë në Bruksel, si qendër konvergjuese e politikave të shteteve të BE-së: në një konferencë me gazetarë duhet të përkthehet në njëzet gjuhë të njëzetekatër popujve të saj. Mjafton “të harrohet” ndonjëra syresh, siç ndodhi javën e kaluar me përkthimin në gjuhën italiane, për të prekur thellë sedrën e një populli të tërë. Por, kjo nuk është më e rëndësishmja. Pakrahasueshëm me këtë është e rëndësishme pozita e identiteteve nacionale në koloritin e përbashkët evropian. Nëse, sikur thuhet shpesh, sovraniteti nënkupton territorin, qeverinë dhe monedhën e përbashkët, sovraniteti kulturor nënkupton, parasëgjithash, parimin e gjuhës. A mund të flitet për një qytetërim evropian pa një sistem të mirëflltë të gjuhë-s(ve) brenda saj. Mos harroni: Italia është zëdhënësja e idesë evropiane, vendi në të cilën u arritën një varg marrëveshjesh për të ardhmen e përbashkët politike të vendeve (gjeografikish) evropiane, duke përfshirë këtu edhe Kushtetutën evropiane, e cila pritet të ratifikohet veç e veç në secilin vend të BE-së. A është Evropa më shumë ide qytetëruese, apo kontratë politike? Italianët, sikur edhe popujt e tjerë të saj, e dinë se pakënaqësitë karshi projektit politik të kontinentalëve janë të natyrës së kërkimit të identitetit natyral brenda një sistemi të identiteteve të krijuara.
Kjo është perspektiva politike për BE-në, e parë nga perspektiva e identitetit nacional (italian, në këtë rast).
Perspektiva e dytë: vendet “jashtë” BE-së
Disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, Brukseli ua ka përcaktuar sasinë e sheqerit që mund ta eksportojnë në vendet e BE-së! Kësisoj, ajo e ka korrigjuar politikën e nisur për ndërtim të raporteve ekonomike me vendet që nuk janë (brenda kontratës politike) pjesë e BE-së. Historia e BE-së është kthyer kësisoj në rrugë njëkahëshe: mallrat nga vendet e BE-së mund t’i vërshojnë tregjet e vendeve të këtij regjioni, por nuk mund të ndodhë e kundërta. Ndërkohë, një retorikë e fryrë politike flet për gatishmërinë e BE-së për ta ndihmuar zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve!
Natyrisht, kurrë nuk mjafton të jesh në të njëjtën kohë evropian dhe i përjashtuar. Ideja për projektin politik të Bashkimit Evropian nënkupton hapjen e tregut ndaj ideve, kulturave, qytetërimeve... (pa çka, edhe ndaj mallrave) që vinë nga vendet që presin të integrohen në të. Krijimi i një platforme ekonomike në bazë të parimit të tregut të lirë me këto vende do të prodhonte efekt i dyfishtë: do të stimulohej ekonomia e vendeve të rajonit, por, që është edhe më e rëndësishme, do të krijohej ndjenja e mospërjashtimit, e përfshirjes dhe e përkatësisë.
Duke e përjashtuar praktikisht nga mundësia e shtrirjes së marrëdhënieve ekonomike, duke ia zvogëluar kapacitetet integruese ekonomike, Bashkësia Evropiane, tërthorazi, e ka centralizuar vullnetin e popujve të Ballkanit për integrim të shpejtë. Nuk po them se e ka penguar zhvillimin e tyre ekonomik, por së paku, duke e kthyer shkëmbimin e mallrave në një kahje dhe duke i përcaktuar parametrat e zhvillimit ekonomik të tyre përmes pamundësisë për hapje të tregut me BE-në, e ka paragjykuar dinamikën e integrimit të tyre politik. E, integrimi politik nuk mund të ndodhë pa integrimin e tregut të përbashkët. Këtë e di secili evropian.
Ja persektiva evropiane në prizmin e vendeve që, bazuar në diskursin politik të komisionerit për Zgjerim, Olli Rehn-it, mund të ndjehen pjesë e Evropës së Bashkuar, por që për çdo ditë përjashtohen nga pak nga projekti i përbashkët politik.
Perspektiva e tretë: BE-ja dhe etika politike/Kosova
Në dy javët e fundit, diskursi politik i BE-së për statusin politik të Kosovës, ka ndryshuar rrënjësisht. Nga indiferenca e plotë për të ardhmen politike të saj, në BE janë dëgjuar edhe zëra që flasin hapur për pavarësinë e saj. E, ata që e kanë njohur filozofinë politike të Kosovës në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, në njërën anë, dhe zhvillimin e kontratës politike për Bashkimin Evropian, në anën tjetër, e dinë fare mirë se zgjidhja e statusit final të Kosovës, detyrimisht ka qenë e lidhur me dinamikën e realizimit të idesë për Evropën e Bashkuar, si zhvillim i natyrshëm i konceptit të integrimit krahas zhvillimit të sovranitetit territorial. Ideja për zgjidhjen e statusit final tashmë është pjesë e diskutimeve politike në BE. Duke paragjykuar çfarë nuk duhet të ndodhë: ndarja e Kosovës, bashkimi i saj me Shqipërinë dhe moslejimi i kthimit në gjendjen e para vitit 1999, politikanët evropianë, të nxitur më shumë nga qëndrimi amerikan, kanë paracaktuar në një farë mënyre edhe statusin e saj. Ky ndryshim i diskursit politik ka ndodhur si pasojë e një kontrate integruese politike. Jashtë kësaj, heterogjeniteti në qëndrime do të ishte i pashmangeshëm edhe për një kohë të gjatë.
Paramendojeni një situatë të përkundërt: në Evropë (në hapësirën gjeografike të saj) nuk ekziston kontrata politike për Evropën e Bashkuar. Qëndrimi i vendeve të saj karshi statusit të Kosovës do të ishte tejet heterogjen. Nëse brenda konceptit për Evropën e bashkuar zgjidhja e statusit të Kosovës do të jetë pjesë e zhvillimit të kontratës politike e evropiane, duke paracaktuar edhe formën e pavarësisë së Kosovës: sovrane dhe integruese, në rastin tjetër, pavarësia e saj do të përcillej me integrimin e saj fizik në hapësira më të ngushta, në baza nacionale.
Kjo është perspektiva e Kosovës, vendit që e ka duruar diskursin e egër politik, por që e ka nxitur diplomacinë evropiane ta bëjë më të matur kursin e vet politik. Integrimi evropian e relativizon kërkesën për integrim nacional të territoreve. Diskursi politik i komisionerit Rehn mbetet perspektiva e përbashkët për të tri dimensionet që i përmenda.