Haxhi: Vendi i dytë ende në lojë
25/03/2005 Mesfushori i Kombëtares shprehet se grekët duhet “ta harrojnë” revanshin në takimin e 30 marsit
Altin Haxhi, mesfushori i Shqipërisë dhe njëkohësisht i Apollon (ekipit të kategorisë së parë greke), beson ende se Shqipëria ka mundësi ta zërë vendin e dytë në grupin 2 eliminator. Ai tha se kuqezinjtë mund të fitojnë në Turqi, përballë ekipit të Ersun Yanal dhe gjithçka do të ndryshojë në renditje. I pyetur për ndeshjen e 30 marsit, në stadiumin “Karaiskaki” të Pireut, Haxhi u shpreh se do të jetë një ndeshje e hapur, edhe për faktin se Greqia do të kërkojë hakmarrjen, pas humbjes 2-1, në Tiranë, në 4 shtator.
Vendi i dytë në lojë
Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Altin Haxhi, duke folur dje për faqen zyrtare të federatës greke në internet (epo.gr), tha se teorikisht skuadra jonë ka ende mundësi për të zënë vendin e dytë në grupin 2 eliminator. Aktualisht, në vend të dytë ndodhet skuadra e Greqisë. Ai shprehu bindjen se Kombëtarja jonë mund të fitojë me Turqinë nesër në mbrëmje dhe më pas gjithçka mund të ndryshojë në tabelën e renditjes. “Teorikisht Shqipëria ka mundësi për të zënë vendin e dytë dhe ne do të përpiqemi që ta arrijmë atë. Sigurisht që vendimtare në rrugën tonë do të jetë ndeshja kundër Turqisë, por unë besoj se ne mund të fitojmë ndaj tyre”, është shprehur dje Haxhi për faqen greke.
Grekë “harrojeni” revanshin!
Katër ditë pas takimit me Turqinë, Shqipëria do të ketë një tjetër përballje të vështirë, kundër Greqisë, në Pire. Për Haxhin, kjo do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, por kjo, shton ai do ta bëjë këtë përballje që të zhvillohet një lojë e hapur dhe e bukur për 30 mijë tifozët që pritet të mbushin shkallët e stadiumit “Karaiskaki”. Ish-futbollisti i CSKA-së së Sofies tha gjithashtu se, pas humbjes së katër shtatorit në Tiranë, grekët do të kërkojnë revanshin. “Eshtë një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, veçanërisht për Greqinë, e cila do të kërkojë patjetër fitoren. Parashikoj se do të jetë një ndeshje e hapur dhe kjo do të jetë në favor të tifozëve që do të shikojnë 90 minuta të bukura. Besoj se ka edhe një fakt tjetër që më bën të mendoj se kjo do të jetë një ndeshje e hapur: ata mezi presin që të marrin revanshin pas humbjes që ne u shkaktuam në “Qemal Stafa” në katër shtator, por do ta kenë të vështirë”, tha mesfushori kuqezi.
Starti i keq i Greqisë
Në fund atij iu kërkua edhe një mendim për skuadrën greke. Për Haxhin, kampionët e Evropës kanë një ekip shumë të mirë dhe megjithëse nuk bënë një start të mirë në këto eliminatore, nëse do të kenë atë impenjim si në EURO 2004, mund të arrijnë të kualifikohen për në Kupën e Botës 2006. “Në fillim të këtyre eliminatoreve, Geqia ka qenë e pafat, por gjatë rrugës së saj ajo u përmirësua shumë. Greqia mund të ecë shumë, nëse do të impenjohet sa në Kampionatin Evropian, pasi ka një skuadër me eksperiencë”, nënvizon Haxhi, në mbyllje të prononcimit të tij për fazen zyrtare të federatës greke.