E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpresa, sot në fushë kundër turqve

25/03/2005  Shpresa e trajnerit Hasan Lika do të ndeshet sot në mbrëmje, në orën 19.00, me homologen turke në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian. Trajneri i shqiptarëve shprehet optimist për këtë ndeshje dhe objektivi i kuqezinjve do të jetë marrja e një rezultati pozitiv. Mungesa e vetme e ekipit tonë Shpresa, do të jetë ajo e mesfushorit të Vllaznisë, Amarildo Belisha, i cili pasi ishte grumbulluar me ekipin e U-21, u thirr nga trajneri i Kombëtares, Hans Peter Briegel, për të zënë vendin e lënë bosh nga Redi Jupi, që është i dëmtuar. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një katërshe nga Belgjika. Gjyqtar kryesor do të jetë Joeri van de Velde, dy anësorët janë, Vincent Despiegeleer dhe Bart Vandeëeghe, ndërsa gjyqtar i katërt është Stephane Breda. Për sa i përket renditjes, Shqipëria ndodhet në vendin e pestë, me po kaq pikë, ndërsa Turqia ndodhet në vendin e tretë, me 8 pikë të grumbulluara në pesë takime të luajtura. Sot do të zhvillohen edhe dy takime të tjera të grupit tonë. Në Tbilis, ekipi Shpresa i Gjeorgjisë do të presë ekipin U-21 të Greqisë, ndërsa takimi i fundit do të jetë ai që do të luhet në Kopenhagen, ku Danimarka vendase do të presë Kazakistanin. Grupi 2 kryesohet pikërisht nga Danimarka, e cila ka 13 pikë, ndërsa në vendin e dytë ndodhet Shpresa ukrainase, me 10 pikë. Renditja mbyllet nga Kazakistani që nuk ka marrë asnjë pikë.

Ndeshjet e U-21

Gjeorgji- Greqi

Danimarkë- Kazakistan

Turqi- Shqipëri

Renditja

Danimarkë 13

Ukrainë 10

Turqi 8

Greqi 7

Shqipëria 5

Gjeorgjia 4

Kazakistan 0

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›