E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapitalizmi është sistem i mirë sepse rrit kualitetin e shërbimeve

Nuk jam dakord me ata që mendojnë se, kriza e fundit globale në ekonomi, shënon edhe rënien e kapitalizmit si sistem. Kapitalizmi është sistem shumë i mirë, sepse rrit kualitetin e shërbimeve për mbarë njerëzimin dhe e çon shkencën përpara, pa e bërë atë qëllim në vetevete.

Faktet e fundit, sidomos në SHBA, nuk janë asgjë tjetër, veçse një anarki dhe kjo erdhi si rrjedhim i përdorimit të ligjeve të shekullit të kaluar.

Në qoftë se qeveria amerikane do të kishte bërë punën që i takon një qeverie, atëherë asgjë s'do të kishte ndodhur. Imagjinoni nëse kapitali përqëndrohet i tëri në dorë të shtetit, se si do katandisej bota! Kur shteti shpesh na rezulton se'nuk ka kohë' as të modifikojë dy ligje!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›