Ka ndonjë tabelë ku thotë: Ju lutem luani dhe humbisni para?
Në Blogun e “Shekulli”-t lexova debatin për kazinotë. Disa mendojnë se kazinotë nuk duhet të ekzistojnë, e disa të tjerë thonë që, taksimi i tyre, është një keqmenaxhim i situatës sociale nga qeveritë.
Unë mendoj se kazinotë duhen të ekzistojnë. Le të luajnë ata që shesin drogë, ata që vjedhin e s’kanë nevojë të punojne. Tek-tuk dikush mashtrohet, ndonjë fukara, po taksat sigurisht që duhet të jenë më të mëdha se kaq sa ka vënë shteti ynë.
Pastaj, mos keni parë ndonjë tabelë ku thotë: “Ju lutem luani dhe humbisni para?”. Jo, ajo tabelë është në trurin tuaj o njerëz, madje shkruan “hej, ju lutem, të pakten ju që s’keni kokrrën e lekut për nesër, rrini sa më larg kumarit. Vrapo, puno me pastërti…!”