E Diel, 1 Nëntor 2026

Floriri i sekuestruar, verifikime në dogana

Prokuroria e Tiranës do të verifikojë në pikat e kalimit kufitar të Aeroportit të Rinasit dhe Portit të Durrësit për floririn e ardhur në Shqipëri nga dy vëllezërit Genci dhe Astrit Lamçe, të cilët u kapën me akuzën e kontrabandës së metalit të çmuar. Gjatë vlerësimit të masës së arrestit ndaj tyre, mbrojtja pretendoi se ata i kishin të gjitha faturat e mallit. Avokati pretendoi se disponon edhe zhdoganimet në dogana për të gjithë sasinë e floririt të sekuestruar. Të ndodhur përballë këtij fakti, hetuesit e çështjes do të verifikojnë edhe njëherë për sasinë e floririt, ndërsa paraprakisht organi i akuzës pohon se të arrestuarit kanë fatura për 70 për qind të mallit, ndërsa për 30 përqindëshin tjetër nuk ka asnjë dokument dhe dyshohet se kanë ardhur kontrabandë. Por ajo çka solli edhe gjithë vëmendjen e opinionit publik, ishin edhe dy shufrat e floririt të sekuestruara. Fillimisht u dyshua se shufrat i përkisnin Thesarit të shtetit dhe më vonë të Bankës së Shqipërisë. Por, zyrtarisht akuza pohoi se ka filluar një hetim për prejardhjen e tyre. Gjithsesi hetuesit thanë se dyshohet se floriri ka ardhur nga tregu i zi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›