E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Floryhen” feston 15-vjetorin e krijimit

• Kompania “Floryhen” ka festuar 15-vjetorin e krijimit të saj. Falë investimeve të kryera, kjo kompani është kthyer në një nga prodhuesit më të mëdhenj të vezëve në vend.Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre 9 muajve ajo ka eksportuar rreth 3 milionë euro vezë drejt Bashkimit Evropian dhe parashikon të dyfishojë eksportet në vitin 2008. Në vitin 2006, “Floryhen” është e vetmja kompani shqiptare që arriti të mposhtë “barrierat” e cilësisë të vendosura nga Bashkimi Evropian, duke filluar eksportet drejt BE-së. Në këtë mënyrë, kompania arriti të zgjeronte tregun e saj, duke qenë se eksportet në vendet e BE-së zënë rreth 30% të totalit të prodhimit. Në vitin 2008 parashikohet që eksportet të arrijnë në rreth 6 milionë euro ose rreth dy herë më shumë se viti 2007. Arritja e eksporteve drejt BE-së është treguesi më i mirë i përkushtimit të “Floryhen” ndaj cilësisë. “Floryhen” është certifikuar për sistemet e menaxhimit të cilësisë sipas standardit ISO 9001:2000 dhe për sigurinë ushqimore të produkteve sipas HAÇP. Vlen të theksohet fakti, se kjo kompani kontrollon të gjitha proceset e prodhimit, nga blerja e lëndës së parë, magazinimi, përpunimi, paketimi, sistemimi në vendet e ruajtjes dhe pikat e shitjes deri në momentin e blerjes nga klienti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›