E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestra të reja në 6 shkolla

• Bashkia e Tiranës dhe "Raiffeisen Bank" përuruan dje pajisjen me mjete sportive të palestrave të gjashtë shkollave në kryeqytet.Kryebashkiaku Edi Rama dhe përfaqësuesi i "Raiffeisen Bank", Robert Ëright, bënë një vizitë në shkollën e mesme të përgjithshme "Qemal Stafa", si pjesë e implementimit të projektit të përbashkët "Partneriteti publik-privat - për zhvillimin e komunitetit". "Kjo është pjesë e nismës sonë për rigjallërimin e të gjitha mjediseve të kryeqytetit, qofshin këto në mjedise të infrastrukturës parauniversitare, qofshin këto në mjedise të hapura në komunitet", tha Rama. Ai shprehu mirënjohjen që kësaj nisme i është bashkuar edhe "Raiffeisen Bank", falë së cilës në një sërë objektesh shkollore apo kopshtesh e çerdhesh, është bërë i mundur pasurimi i mjediseve me pajisje sportive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›