E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa prindërve që s’shkollojnë fëmijët

• Prindërit që nuk arsimojnë fëmijët e tyre do të penalizohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Përpos kësaj, fëmijët e komunitetit rom do të mund të regjistrohen në shkolla edhe pa certifikata nga gjendjet civile.Kjo për t’u dhënë atyre mundësinë e arsimimit, edhe pse në disa raste nuk janë të regjistruar. Fëmijët e arsimuar mund të bëhen me vështirësi viktima të trafikut, e për këtë duhet të punohet fort, që ata të shkojnë në shkolla. Këto ishin temat kyçe të konferencës së djeshme  të organizuar nga IOM në bashkëpunim me ambasadën e Greqisë. Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësues të qeverisë si zv.ministrja e Bbrendshme, Iva Zajmi dhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për të gjitha nismat e sipërpërmendura. Përkundër kësaj, shteti grek do të japë 220 mijë euro për realizimin e një projekti në 100 shkolla të vendit, ku nxënësit do të trajnohen e informohen për të mos rënë pre e trafikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›