Punimet në nënstacion, sot gjysma e Tiranës pa drita
• Sot gjysma e Tiranës nuk do të ketë energji elektrike.Kjo për shkak të punimeve që do të kryhen për lidhjen e transformatorit të dytë 90 MVA, i cili do të shtojë fuqinë në nënstacionin e Sharrës. Për rrjedhojë, nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Punimet për fuqizimin e nënstacionit të Sharrës nisën në tetor të këtij viti për shkak të mbingarkesës së vazhduar. Me fuqizimin e tij pritet të rritet siguria e furnizimit, duke minimizuar në maksimum stakimet e energjisë elektrike. Ndërkohë burime pranë KESH-it shprehen, se me uljen e temperaturave konsumi i energjisë është rritur ndjeshëm. Aktualisht, konsumi i energjisë ka arritur në 20.7 milionë kilovat orë në ditë. Në fakt, gjatë këtyre ditëve të ftohta dimri kërkesa për energji është edhe më e lartë, por deficitin e krijuar KESH-i e mbulon me kufizime. Me përmirësimin e situatës hidrike korporata ka rritur prodhimin vendas të energjisë, i cili është 10.6 milionë kilovat orë. Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, që ka arritur në kuotën e 282.72 metra, duke kaluar kështu edhe pragun kritik. Por edhe pse situata hidrike në Fierzë është përmirësuar goxha në krahasim me pak muaj më parë, përsëri KESH ka vendosur që të mos prodhojë energji me kuota maksimale nga Fierza. Prodhimi i energjisë nga ky hidrocentral është në nivele minimale me qëllim që të krijohet një rezervë e konsiderueshme ujore. Aktualisht energjia prodhohet nga HEC-i i Komanit, Vaut të Dejës, si dhe hidrocentraleve të tjerë të vegjël. Me përmirësimin e situatës hidrike, KESH e ka parë si më me vend që pjesën më të madhe të kërkesës për energji ta plotësojë nga prodhimi vendas. Në këto kushte KESH ka vendosur të blejë energji vetëm për tre muajt e parë të vitit 2008.Zonat pa drita¨ Ndroq ¨ Vaqarr ¨ Kombinat ¨ Mëzes ¨ Tirana e Re ¨ Ish-Blloku ¨ 21 Dhjetori ¨ Myslym Shyri ¨ Një pjesë e UnazësFierza 282.72 metra niveli i ujit në Fierzë 201 m3/sek prurjet e ujit 16 cm në ditë rritja 170.19 metra niveli i ujit në Koman 70 m3/sek prurjet anësore 74.13 metra niveli i ujit në Vaun e Dejës 10.6 milionë kwh prodhimi 10.1 milionë kwh importi 20.7 milionë kwh konsumi