E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, më të varfrit në Evropë

• Shqiptarët janë më të varfrit e Evropës. Konfirmimi vjen nga matja e statisticientëve të Bashkimit Evropian. Raporti i publikuar dje nga EUROSTAT, e rendit Shqipërinë të fundit në listë, poshtë Bosnjës dhe Maqedonisë.Sipas studimit, të ardhurat mesatare për frymë në Shqipëri janë sa 21 për qind e mesatares evropiane. Ndërkohë që në Maqedoni ato janë sa 31 për qind e atyre evropiane dhe në Bosnjë, 26 për qind. Këto janë edhe dy vendet të renditura sipër Shqipërisë. E thënë më thjeshtë, në rast se një evropian i ka të ardhurat, 100 euro, një shqiptar i ka ato 21 euro. Diferenca është e dukshme dhe e bën realitetin social në Shqipëri tejet të varfër. EUROSTAT, e ka renditur të fundit Shqipërinë. Rritja e të ardhurave është vetëm 1 për qind nga viti në vit, ndërkohë që Maqedonia i ka rritur të ardhurat e popullsisë së vet me 2 për qind. Por varfërimi i shqiptarëve nuk janë vetëm të ardhurat. E kundërta ndodh me shpenzimet për ushqim. Tabela tjetër e EUROSTAT, e rendit Shqipërinë në vendet që i afrohen mesatares evropiane për shpenzime. Kështu në krahasim me mesataren evropiane të çmimeve për ushqimet dhe produktet e tjera joalkoolike, Shqipëria renditet shumë më e shtrenjtë se Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit. Në rast se mesatarja e çmimeve të konsumit të BE është 100 euro për ushqimet, mesatarja e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri është 72 euro. Pra nga vendi me të ardhurat më të vogla në krahasim me mesataren evropiane, jemi një ndër vendet që e konsumojmë me çmime Evropën. Kjo e bën akoma më të varfër individin shqiptar dhe të gjithë mesataren e mirëqenies në vend. Vetëm çmimet e duhanit në Shqipëri janë shumë më të lira se sa në Evropë. Mesatarisht çmimi i duhanit në Shqipëri është sa 33 për qind e çmimit mesatar në Evropë. Por kuptohet që konsumi i duhanit nuk tregon mirëqenie. Shkaku kryesor i kësaj diference në të ardhurat dhe çmimet, është importi. Duke qenë se një pjesë e rëndësishme e ushqimeve importohen, atëherë edhe çmimet do të jenë të krahasueshme me ato evropiane. Problemi është se mosarritja e të ardhurave në nivele evropiane dhe çmimet e krahasueshme me ato të BE, vetëm e varfërojnë një familje shqiptare. Krahasimi i çmimeve me mesataren evropianeBE        100Greqi         98    Spanjë            92Kroaci             89Portugali      88Holandë       88Slloveni           87Turqi              84Malta              83Estoni             75Mal i Zi           74Shqipëri          72Krahasimi i të ardhurave me mesataren evropianeBE        100Finlandë    117Suedi             125Angli            118Kroaci                  52Maqedoni    28Turqi             31Irlandë               130Norvegji                186Zvicër             135Shqipëri            21

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›