“Tirana Bank” hedh në treg ofertën e re
• "Tirana Bank" ka hedhur në treg ofertën e saj më të re. Depozita Fleksi, ofron norma interesi mjaft konkurrente për tregun shqiptar, por edhe lehtësi tërheqje të një pjese të caktuar të shumës së depozituar pa humbur interesin. Për klientët që hapin depozitë 1-vjeçare në çdo degë të "Tirana Bank" do të përfitojnë interes 7.5% në lekë dhe 5% në euro dhe dollarë. Gjithashtu klientët mund të tërheqin deri në 30% të shumës së depozituar pa prekur depozitën dhe mbi të gjitha pa humbur interesin. Kjo ofertë është dhurata e Krishtlindjeve që "Tirana Bank" ja u ofron të gjithë klientëve të saj. Ndërkohë së bashku me ofertën më të re për depozitat, "Tirana Bank" ofron edhe një tjetër mundësi të gjithë atyre që duan të kryejnë transferta parash nëpërmjet këtij grupi bankar. Me shërbimin e ri të transfertave "Pa Kufij", "No Borders" të "Piraeus Bank Group" klientët e kësaj banke mund të kryejnë transfertat me kushtet më të favorshme. Konkretisht, kostoja e dërguesit është mjaft e ulët, 0 komisione për përfituesin e transfertës dhe mbi të gjitha dërgim i shpejtë dhe tërheqje të parave brenda ditës.