E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks emigrantësh, mbi 10 mijë vetë në një ditë

 

KAKAVIJE - Mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë hyrë dje nga pika kufitare e Kakavijës, 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Megjithë fluksin e madh, nuk ka pasur shumë orë pritje, pasi autoritetet greke kanë lehtësuar procedurat e kontrollit. "Fluksi i madh i emigrantëve nuk ka shkaktuar për asnjë moment radhë pritjeje në territorin grek, sepse shërbimet doganore të vendit fqinj për herë të parë kanë kryer një procedurë të thjeshtuar, duke lejuar emigrantët shqiptarë të lëvizin lirshëm", tha Gentian Mullai, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës. Sipas tij, një ditë pas takimit me drejtues të lartë të policisë lokale dhe doganës, autoritetet greke kanë përdorur sistemin 'shengen', duke lejuar emigrantët shqiptarë të hyjnë në atdhe pa pengesa të shumta ligjore. Mullai saktësoi se gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, kanë hyrë mbi 10 mijë emigrantë, 2500 automjete dhe 50 autobusë. Ky është numri më i madh i emigrantëve që kanë hyrë në një ditë përmes pikës kufitare të Kakavijës gjatë verës së këtij viti, por edhe krahasuar me vitet e kaluara, ndërkohë që punonjësit e policive të dy vendeve punojnë me kapacitet të plotë. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›