Kukës, riorganizohen kampet verore për fëmijët
Rikthehen kampet verore për
fëmijët. Në mungesë të detit,
aktivitetet argëtuese zhvillohen
buzë brigjeve të lumenjve.
Rrethi i Kukësit ka tre lumenj që
gjatë stinës së verës shfrytëzohen
për plazh. Më i njohuri është lumi
Luma në verilindje të Kukësit, në
brigjet e të cilit, çdo ditë kalojnë
orët e vapës qindra banorë të zonës.
Mes tyre janë dhjetëra fëmijë
të qytetit të Kukësit, që frekuentojnë
kampet verore të ngritura nga
Qendra e Fëmijëve e bashkisë, në
bashkëpunim me Institucionin
Rajonal të Arsimit. Një prej grupeve
me fëmijë i takon shtresës sociale
me probleme: fëmijë të cilëve u
mungon një prind apo që të dy.
Në lumin Luma, në afërsi të
autostradës (rrugës së Prizrenit)
fëmijët e kampit veror, siç u pëlqen
të thirren, kanë krijuar një miniinfrastrukturë
të tyren, ku kanë
ndërtuar fusha futbolli, volejbolli,
trase rëre për kërcim së gjati, një
pellg-pishinë të vogël në lumë
me anë të një dige, (pasi prurjet
nuk janë edhe aq të shumta), e
kështu zbaviten gjate gjithë orëve
me diell. Melita, organizatorja e
kampit, tregon se nuk është hera
e parë që Qendra Kulturore e
Fëmijëve organizon aktivitete ku
ndërthuret argëtimi dhe edukimi.
"Edhe vitet e shkuara janë bërë
të tilla dhe, kuptohet, nga viti
në vit gjërat bëhen më mirë", na
thotë ajo, duke shtuar se të gjitha
shpenzimet e transportit, bluzat
sportive, kostumet e banjës, ushqimi
që serviret në mëngjes, janë
të fi nancuara nga bashkia. Paridi,
një fëmijë 9 vjeç, i cili jeton me
prindër të ndarë, duket se ndjehet
mjaft mirë në grupin e organizuar.
"Më pëlqen lumi dhe shoqëria që
kam, luajmë me top...", thotë ai,
ndërsa një tjetër shton për të se
"ky dëshiron të rrimë këtu edhe
pasdite, por nuk na lejon njeri të
rrimë vetëm këtu...". Në kampin
veror nuk ka munguar edhe trupa
e estradës së qytetit, që jep spektakël
humori për fëmijët. Kur në
kampin e vogël me gurë të bardhë,
me rërë dhe ndonjë shelg zbresin
Gëzimi, Diku, e humoristë të tjerë,
është ditë e jashtëzakonshme për
pushuesit e vegjël.
Shtrati i lumit
E gjithë gjatësia e shfrytëzueshme
e lumit, që është rreth 15
kilometra e gjatë, është mbushur
plot me njerëz, shumica e të cilëve
janë fëmijë. Por ndryshe nga një
vit më parë, sivjet një pjesë e mirë
e shtratit të lumit është prishur
nga guroret dhe kamionët që
ngarkohen me zhavorr. Ato kanë
krijuar gropa të thella, të cilat janë
një rrezik për fëmijët e vegjël. Kjo
gjë ndoshta ka ndikuar që këtë vit
të ketë më pak pushues se vitin e
shkuar. Zona në afërsi të Urës së
Uzinës dhe Grykës së Vanave ka
qenë e frekuentuar më dendur nga
familjet, por shfrytëzimi i zhavorrit
ka prishur rrjedhën normale të
lumit dhe në shumë raste uji turbullohet.
Në lumin e Lumës, si dhe
në të gjithë vijën liqenore, mungon
çdo infrastrukturë e nevojshme:
rrugët, shërbimi, etj. Njerëzit marrin
ushqimin me vete, madje dhe
ujin e pijshëm. Në luginën e lumit
nuk mungon ndonjë kioskë me
frigorifer që shet pije freskuese
si dhe dy bilardo, por për mijëra
e mijëra pushues këto pothuajse
nuk bien në sy. Kushte të mira
nuk ka, por pushuesit vlerësojnë
pastërtinë e ujit. "Uji është i pastër
dhe na pëlqen edhe kështu", thotë
një familjar nga qyteti i Kukësit,
i cili tregon se prej shumë vitesh
frekuenton lumin. "Nuk kemi buxhet
për të udhëtuar në det apo në
vende të tjera, por këtu ndjehemi
mirë" thotë ai. Këtu ka rërë, ujë
dhe diell, njeriu thjesht vjen dhe
e shfrytëzon pa u shqetësuar për
mungesën e investimeve. E gjithë
rrëmuja e bukur e plazhit në rrjedhën
e lumit është ditore, madje
gjysmëditore. Pasdite gjithçka
bartet dhe në mbrëmje duket se e
kanë radhën të moshuarit që fusin
këmbët në ujë dhe fl asin me vete,
duke kujtuar rininë e dikurshme...
Ka edhe disa pushues nga Prizreni,
gjithashtu ditorë. Ata tregojnë
se vijnë dy-tri ditë sa për t‘u
"parapërgatitur" për pushimet e
gjata në det. "Tani me autostradën,
gati të gjithë kosovarët shkojnë në
plazh në Durrës apo diku tjetër.
Këtu vijmë sa për të marrë ca rreze
dielli", thotë një pushues nga Prizreni.
fëmijët. Në mungesë të detit,
aktivitetet argëtuese zhvillohen
buzë brigjeve të lumenjve.
Rrethi i Kukësit ka tre lumenj që
gjatë stinës së verës shfrytëzohen
për plazh. Më i njohuri është lumi
Luma në verilindje të Kukësit, në
brigjet e të cilit, çdo ditë kalojnë
orët e vapës qindra banorë të zonës.
Mes tyre janë dhjetëra fëmijë
të qytetit të Kukësit, që frekuentojnë
kampet verore të ngritura nga
Qendra e Fëmijëve e bashkisë, në
bashkëpunim me Institucionin
Rajonal të Arsimit. Një prej grupeve
me fëmijë i takon shtresës sociale
me probleme: fëmijë të cilëve u
mungon një prind apo që të dy.
Në lumin Luma, në afërsi të
autostradës (rrugës së Prizrenit)
fëmijët e kampit veror, siç u pëlqen
të thirren, kanë krijuar një miniinfrastrukturë
të tyren, ku kanë
ndërtuar fusha futbolli, volejbolli,
trase rëre për kërcim së gjati, një
pellg-pishinë të vogël në lumë
me anë të një dige, (pasi prurjet
nuk janë edhe aq të shumta), e
kështu zbaviten gjate gjithë orëve
me diell. Melita, organizatorja e
kampit, tregon se nuk është hera
e parë që Qendra Kulturore e
Fëmijëve organizon aktivitete ku
ndërthuret argëtimi dhe edukimi.
"Edhe vitet e shkuara janë bërë
të tilla dhe, kuptohet, nga viti
në vit gjërat bëhen më mirë", na
thotë ajo, duke shtuar se të gjitha
shpenzimet e transportit, bluzat
sportive, kostumet e banjës, ushqimi
që serviret në mëngjes, janë
të fi nancuara nga bashkia. Paridi,
një fëmijë 9 vjeç, i cili jeton me
prindër të ndarë, duket se ndjehet
mjaft mirë në grupin e organizuar.
"Më pëlqen lumi dhe shoqëria që
kam, luajmë me top...", thotë ai,
ndërsa një tjetër shton për të se
"ky dëshiron të rrimë këtu edhe
pasdite, por nuk na lejon njeri të
rrimë vetëm këtu...". Në kampin
veror nuk ka munguar edhe trupa
e estradës së qytetit, që jep spektakël
humori për fëmijët. Kur në
kampin e vogël me gurë të bardhë,
me rërë dhe ndonjë shelg zbresin
Gëzimi, Diku, e humoristë të tjerë,
është ditë e jashtëzakonshme për
pushuesit e vegjël.
Shtrati i lumit
E gjithë gjatësia e shfrytëzueshme
e lumit, që është rreth 15
kilometra e gjatë, është mbushur
plot me njerëz, shumica e të cilëve
janë fëmijë. Por ndryshe nga një
vit më parë, sivjet një pjesë e mirë
e shtratit të lumit është prishur
nga guroret dhe kamionët që
ngarkohen me zhavorr. Ato kanë
krijuar gropa të thella, të cilat janë
një rrezik për fëmijët e vegjël. Kjo
gjë ndoshta ka ndikuar që këtë vit
të ketë më pak pushues se vitin e
shkuar. Zona në afërsi të Urës së
Uzinës dhe Grykës së Vanave ka
qenë e frekuentuar më dendur nga
familjet, por shfrytëzimi i zhavorrit
ka prishur rrjedhën normale të
lumit dhe në shumë raste uji turbullohet.
Në lumin e Lumës, si dhe
në të gjithë vijën liqenore, mungon
çdo infrastrukturë e nevojshme:
rrugët, shërbimi, etj. Njerëzit marrin
ushqimin me vete, madje dhe
ujin e pijshëm. Në luginën e lumit
nuk mungon ndonjë kioskë me
frigorifer që shet pije freskuese
si dhe dy bilardo, por për mijëra
e mijëra pushues këto pothuajse
nuk bien në sy. Kushte të mira
nuk ka, por pushuesit vlerësojnë
pastërtinë e ujit. "Uji është i pastër
dhe na pëlqen edhe kështu", thotë
një familjar nga qyteti i Kukësit,
i cili tregon se prej shumë vitesh
frekuenton lumin. "Nuk kemi buxhet
për të udhëtuar në det apo në
vende të tjera, por këtu ndjehemi
mirë" thotë ai. Këtu ka rërë, ujë
dhe diell, njeriu thjesht vjen dhe
e shfrytëzon pa u shqetësuar për
mungesën e investimeve. E gjithë
rrëmuja e bukur e plazhit në rrjedhën
e lumit është ditore, madje
gjysmëditore. Pasdite gjithçka
bartet dhe në mbrëmje duket se e
kanë radhën të moshuarit që fusin
këmbët në ujë dhe fl asin me vete,
duke kujtuar rininë e dikurshme...
Ka edhe disa pushues nga Prizreni,
gjithashtu ditorë. Ata tregojnë
se vijnë dy-tri ditë sa për t‘u
"parapërgatitur" për pushimet e
gjata në det. "Tani me autostradën,
gati të gjithë kosovarët shkojnë në
plazh në Durrës apo diku tjetër.
Këtu vijmë sa për të marrë ca rreze
dielli", thotë një pushues nga Prizreni.