E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks lëvizjesh në pikat kufitare

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, në pikat e kalimit kufitar në dy muajt e fundit kanë hyrë 1 629 831 shtetas, nga të cilët 716 386 ishin shtetas shqiptarë ndërsa 913 445 ishin të huaj.

Po ashtu, në hyrje janë përpunuar 405 654 automjete.

Vitin e kaluar në këtë periudhë kanë hyrë 605 317 shtetas shqiptarë dhe 778 421 shtetas të huaj. Pra, duke krahasuar të njëjtat periudha, vërejmë se në qershor-korrik 2011 kanë hyrë 412 359 shtetas më shumë.

Edhe numri i daljes së qytetarëve jashtë territorit të Shqipërisë ka pësuar rritje krahasuar me vitin e kaluar, qoftë të atyre shqiptarë apo të huaj. Këtë vit kanë dalë 162 778 shtetas shqiptarë dhe 568 154 të huaj. /Start/

                                                                                             2011-08-01 16:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›