Vlorë, mbyten në det babë e bijë
13/07/2009 Dallga ka marrë dy fëmijët e çiftit, 47-vjeçari shpëtoi vetëm të birin
VLORE- Viktimat e radhës së detit janë shënuar në Vlorë në radhët e një familjeje fierake. Tragjedia ka prekur familjen Cepele nga Fieri, e cila kishte shkuar për plazh në bregdetin e Delisufit. Teksa po bënin qetësisht plazh në këtë zonë, fëmijët e familjes Cepele, respektivisht vajza dhe djali 15 dhe 13-vjeçar kanë qenë duke u larë në det.
Mbytja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të paradites së sotme. Dallgët kanë rrëmbyer fëmijët dhe babai 41-vjeçar Kudret Cepele dhe bashkëshortja e tij 37-vjeçare, kanë nxituar të shpëtojnë fëmijët. Ndërsa ka nxjerrë në breg të birin 13-vjeçar, Kudret Cepele është rikthyer në det për të marrë të bijën, të cilën po tentonte ta shpëtonte e ëma. Dallgët kanë rrëmbyer babë e bijë, ndërsa pushues të rastit kanë nxjerrë nga deti 37-vjeçare. Menjëherë pas ngjarjes është njoftuar policia si dhe ambulanca e komunës Novoselë e cila ka mbërritur në vendngjarje duke marrë kështu nga plazhi i Pishporos në zonën e Delisufit, trupin e pajetë të Kundretit, ndërsa sipas policisë 15-vjeçarja ka qenë ende gjallë, por ka humbur jetën gjatë rrugës, ndërsa dy të mbijetuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit , ku janë nën vëzhgimin e mjekëve. Sipas burimeve spitalore 37- vjeçarja është më rëndë edhe pse jashtë rrezikut për jetën, ndërsa djali 13-vjeçar i familjes nuk ka probleme shëndetësore. Dy viktimat Kudret Cepele dhe Erisiona Cepele, respektivisht 41 dhe 15 vjeç, janë dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ku ju nënshtruan ekspertizës mjeko-ligjore, nga e cila shkak i vdekjes është përcaktuar pikërisht mbytja në det. Ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e detit të trazuar, i cili në këtë rast shkaktoi dy viktima nga e njëjta familje. Plazhi i Delisufit ose siç njihet ndryshe i Pishporos është një prej vendeve më të preferuara prej pushuesve fierak, por fatkeqësisht ai nuk është i pasur me asnjë masë sigurie prej komunës duke bërë që jeta e pushuesve të jetë gjatë gjithë kohës në rrezik.