E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jeten futbollisti i Livornos Piermario Morozini

Një tjetër ngjarje tragjike në futboll dhe këtë herë fare pranë Shqipërisë, në Itali. Piermauro Morozini, lojtar i Livornos, humbi jetën pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes në fushën e Peskarës në Serinë B, ndërsa po luhej minuta e 30-të e pjesës së parë.

Morozini mori ndihmën mjekësore në fushën e lojës dhe pastaj u dërgua me ambulancë në spitalin e Peskarës, por pa dobi. Edhe pse mjekët provuan çdo mënyrë për ta kthyer në jetë, sërish zemra e Morozinit nuk rifilloi punën.

Skandal do të shkaktojë fakti se ambulanca u pengua nga një makinë për të shkuar dhe për të dhënë ndihmën e shpejtë në kohën e duhur. Madje, sipas mediave italiane ishte pikërisht një makinë policie që shkaktoi këtë vonesë që mund të ketë rezultuar fatale për Morozinin 25-vjeçar.

Po, ashtu në rrugën e saj drejt spitalit, ambulanca u pengua nga një tjetër makinë, edhe kjo në shërbim të shtetit italian, pasi ishte një makinë zjarrfikëse.

Federata Italiane e Futbollit vendosi menjëherë të pezullojë të gjitha ndeshjet dhe në të gjithë nivelet, në shenjë zie për fatkeqësinë që i ndodhi lojtarit me origjinë veneciane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›