Vojleboll Studenti fitoi 3-1 ne Durres ndeshjen e katert finale
Dy herë pati fituar Teuta në “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe po dy herë i është përgjigjur Studenti. Pra, tendenca është vetëm për fitore mike dhe takimi i fundit do të luhet në Tiranë. Titulli vendoset të hënën në orën 18:00 dhe durrsakët shpresojnë që drejtimi i erës të mos ndryshojë.
Në ndeshjen e katërt, Teuta fitoi setin e parë 25-17, por humbi të dytin me po këtë rezultat. Dy setet në vazhdim ishin dramë dhe durrsakët luftuan fort për ta fituar titullin që të premten mbrëma në qytetin e tyre. Nuk ia arritën.
Studenti fitoi setin e tretë 33-31 dhe të fundit, 25-23, pas një lufte të pafundme, ndërsa për fat të keq kjo ndeshje u luajt pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit të fushës së Teutës.
Edhe sezonin e kaluar, titulli u vendos në ndeshjen e pestë në Tiranë dhe i takoi durrsakëve. Veçse, është e kotë të bësh parashikim se çdo të ndodhë të hënën.