Nuk ka para të shlyej gjobën, dënohet me burg
18/05/2005 Për vjedhje energjie
DURRES - Një 57-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Durrësit, pasi Gjykata e Faktit të Durrësit i ka konvertuar dënimin nga masë administrative me gjobë në disa ditë burgimi. Shtetasi Përparim Këllezi, i lindur në Korçë, dhe banues në lagjen nr.14, në Shkozet të Durrësit, është shpallur në kërkim që në janar të këtij viti. Më 28 janar 2005, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e kishte detyruar 57-vjeçarin të vuante disa ditë heqje lirie, pasi ai nuk ka respektuar vendimin që e dënonte me gjobë për vjedhjen e energjisë elektrike. Këllezi, babai i tre fëmijëve, është arrestuar një natë më parë në banesën e tij, ndërkohë që të afërmit e të arrestuarit kanë pohuar se nuk kishin para për të shlyer gjobën. Sipas tyre, familja me gjashtë anëtarë nuk ka asnjë të ardhur dhe kjo ka qenë arsyeja që Këllezi në pamundësi të respektojë vendimin e gjobës, është fshehur për t’i shpëtuar policisë, e cila e kishte shpallur në kërkim.