Fluksi i emigrantëve, radhë në Kakavijë
Për të tretën ditë me radhë, lëvizja e emigrantëve që kthehen në atdhe për pushimet e verës është vështirësuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dhe sidomos në orët e mëngjesit lëvizja ngadalësohet mjaft dhe radhët e pritjes për të hyrë në Shqipëri rriten ndjeshëm.
Dje paradite, emigrantët që kishin mbërritur në pjesën greke të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë kanë qenë të detyruar të presin deri në 5-6 orë për të marrë vulën hyrëse në sportelet e policisë greke. Shkaku për këto pritje të gjata, sipas përfaqësuesve të policisë kufitare shqiptare në Kakavijë, është numri i madh i emigrantëve të mbërritur nga qytete të ndryshme të Greqisë dhe numri i vogël i personelit të policisë greke, që ulet së tepërmi në fundjavë.
Për sa i përket fluksit të shprehur në shifra, sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, gjatë ditës së shtunë kanë hyrë në Shqipëri 13280 shtetas dhe 3670 automjete, ndërkohë që, sipas tij, kanë dalë nga Shqipëria për në Greqi 3450 shtetas dhe 965 automjete.
Ndërsa gjatë orëve të para të ditës së diel, në orët e pikut nga ora 04.00 e mëngjesit deri në orën 09.00 të paradites, kanë hyrë 4520 shtetas, 700 automjete dhe 60 autobusë.
Fluks i madh emigrantësh është shënuar këtë fundjavë edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në rrethin e Korçës. Mbi 10 mijë udhëtarë dhe rreth 3 mijë mjete hynë në Shqipëri gjatë ditës së shtunë përmes kësaj pike. Ndërkohë, mësohet se në përpunimin e udhëtarëve dhe mjeteve nuk janë vënë re vonesa problematike, siç ka ndodhur në Kakavijë.
Komandanti i policisë kufitare të Kapshticës, Dritan Shema, tha se "edhe paraditja e së dielës ka shënuar një fluks të madh udhëtarësh që vijnë nga Greqia, kryesisht emigrantë që kthehen për pushime në atdhe".
Zakonisht emigrantët zgjedhin fundjavën për të udhëtuar në Shqipëri dhe kjo është vënë re edhe në fillim të muajit gusht. "Për të përballuar këtë numër të madh udhëtarësh, policia kufitare në Kapshticë punon me gjashtë sportele për vendosjen e vulave hyrëse", bëri të ditur komandanti Shema.
Sipas burimeve të policisë kufitare në këtë doganë, edhe pala greke po punon me korrektësi dhe shpejtësi gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe kjo ka sjellë shmangien e radhëve në territorin doganor.
"E rëndësishme është se me gjithë këtë fluks në ardhje të emigrantëve, nuk ka vonesa problematike për ta në kryerjen e procedurave të kalimit të kufirit", theksoi Shema.
Fillimi i muajit gusht që përkon me pikun e sezonit të pushimeve regjistron një numër të madh udhëtarësh që kanë hyrë nga Shqipëria përmes Kapshticës. Sipas të dhënave të policisë kufitare, nga fillimi i muajit gusht kanë hyrë nga Greqia mbi 40 mijë persona, shifër kjo që pritet të shtohet deri në mesin e këtij muaji.