Fluksi i mjeteve,trafiku në qytet në kaos
BERAT - Fluksi i madh i emigrantëve që kanë mbërritur në Berat si dhe mungesa e unazës kaluese në këtë qytet, ka bërë që të bllokohet disa herë kalimi në të gjitha akset e saj. Nga hyrja e qytetit në Kombinat dhe deri në lagjen Uznovë, trafiku është mjaft i ngarkuar. Policia Rrugore ka marrë të gjitha masat për të evituar aksidentet si dhe bllokimin e rrugëve, por fluksi i madh i makinave ka bërë që brenda qytetit qarkullimi të jetë në kaos. Sipas specialistëve rrugorë, në qytetin e Beratit qarkullojnë rreth 12 mijë makina në ditë, mjete të cilat i përkasin vetë qytetarëve beratas, emigrantëve, si dhe vizitorëve që vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit. "Berati është një nga qytetet që nuk ka asnjë unazë, nuk ka as semaforë, ndërsa rrugët janë të pa vijëzuara. Rrugët njëkalimëshe janë të bllokuara nga parkimi i makinave vend e pa vend", u shprehën specialistë të qarkullimit. Shtimi i makinave gjatë këtij sezoni ka alarmuar edhe drejtuesit e bashkisë, të cilët janë gjendur të papërgatitur për një infrastrukturë të tillë, që të përballojnë këtë numër të madh mjetesh. Në bulevardin kryesor të qytetit, mjetet janë parkuar pa asnjë rregull duke shkaktuar mjaft amulli në qarkullim. Disa herë, autoambulancat, që kanë pasur raste urgjente janë ndeshur me probleme nga bllokimi i rrugëve. Për pasojë, jeta e të sëmurëve është vënë në rrezik, pasi autoambulanca është detyruar të qëndrojë në trafik njësoj si mjetet e tjera. Banorët e Beratit janë ankuar për situatën e krijuar, por bashkia dhe policia e kanë të