Menaxheri: E pezulluam të akuzuarin për dhunë. Dëmi nga protesta, kolosal "Kurum": Gati të bisedojmë me grevistët, të nisë puna
Kompania "Kurum" është e gatshme të ulet në bisedime me grevistët, për të gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dyja palët.
Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë turke në Elbasan, Koray Zeytinoglu, pohoi dje në një intervistë për gazetën "Kurum" se kërkon një zgjidhje të shpejtë të kësaj gjendjeje. Sipas tij, bllokimi i punës për shkak të grevës ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, jo për këtë kompani, por edhe për ato që janë të lidhura drejtpërdrejtë me të. Në të kundërt, pohon se firma do të shkojë drejt mbylljes. Përfaqësuesi turk deklaron se përgjegjësi i akuzuar për dhunë ndaj punëtorit shqiptar është pezulluar, deri në fund të hetimeve.
çfarë po bëhet për t'u ulur në bisedime me grevistët?
U kemi kërkuar punonjësve grevistë që të ulemi për të biseduar, sepse gjërat nuk mund të zgjidhen duke braktisur punën dhe duke protestuar në mënyrë të tillë. Ne kemi qenë dakord që ditën e parë të grevës që të bisedojmë me grevistët si dhe përfaqësuesit e tyre, por një gjë e tillë është refuzuar. Ne i kemi kërkuar grevistëve që të heqin dorë nga veprimet e paligjshme, të cilat kanë sjellë bllokimin e të gjithë aktivitetit prodhues dhe tregtar, që konsiston në bllokimin e hyrjeve dhe daljeve, në stakimin e energjisë elektrike të uzinave prodhuese që ndodhen brenda kompanisë. Disa nga përfaqësuesit e grevistëve u kanë bërë presion punonjësve që duan të punojnë, duke mos i lejuar ata. Toleranca e përdorur nga ana e shoqërisë është që megjithëse greva vijon, ne pranojmë të ulemi në bisedime me përfaqësuesit e punonjësve, për të diskutuar dhe gjetur mirëkuptimin për kërkesat që burojnë nga kontrata kolektive e nënshkruar me vullnetin e tyre.
Cili është dëmi ekonomik që i ka shkaktuar greva kompanisë "Kurum"?
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për "Kurum", por për qindra subjekte private, si dhe disa subjekte shtetërore të cilat realizojnë planin e të ardhurave nëpërmjet kësaj kompanie. Dëmi sigurisht që është i madh, por unë, krahas kompanisë "Kurum" mund t'ju rendis me qindra firma që prej ditësh vazhdojnë të humbin para si pasojë e grevës. Këto subjekte janë të lidhura drejtpërdrejt me kompaninë tonë dhe sigurisht që me nisjen e grevës ato janë bllokuar, pa harruar këtu dhe qindra biznese të vogla që merren me grumbullimin e hekurishteve. Përsa i përket dëmit që i ka shkaktuar greva kompanisë, sigurisht që nuk mund të flas me shifra konkrete, pasi këtë do ta bëjnë organet e specializuara. E vetmja gjë që mund të them në lidhje me pyetjen tuaj, është se dëmi është i konsiderueshëm. Nëse greva do të vijojë, pa dyshim që dëmi do të bëhet i parikuperueshëm dhe për rrjedhojë do të jetë e pashmangshme mbyllja e aktivitetit, me një dëm jo vetëm të shoqërisë, por edhe të mbi 700 familjeve, të cilat kanë të ardhura nga puna në kompaninë "Kurum".
Greva pati si iniciatorë të saj denoncimin e një punëtori shqiptar, i cili akuzoi një prej përgjegjësve turq të "Kurum" për dhunë. Keni marrë ju ndonjë masë?
Sigurisht që ai është i pezulluar përkohësisht nga kompania dhe ne do të veprojmë në sinkron me organet kompetente gjyqësore. Tani për tani ia kemi lënë në dorë gjithçka drejtësisë, duke i vënë në dispozicion gjithçka që na ka kërkuar.
çfarë hapash do të ndiqni në ditët në vijim?
Ne po përpiqemi maksimalisht që të ulemi e të nisim bisedimet me përfaqësuesit e grevës. Vetëm bisedimet janë ato që mund të zgjidhin këtë çështje madhore për kompaninë dhe për grevistët. Në çdo rrethanë, në vazhdimësi do të jetë shumica e këtyre punëtorëve që do të vijojnë të punojnë sërish në të ardhmen. Askujt prej palëve nuk i intereson kjo situatë. Megjithatë, ne do të kryejmë të gjitha tentativat që greva të ndërpritet dhe të gjendet zgjidhja që duhet të jetë e pranueshme për të dyja palët. Kjo në fakt është në dorën e punonjësve, jo në dorë të kompanisë, e cila gjatë kësaj kohe si pasojë e grevës ka pësuar dëme të konsiderueshme ekonomike, së bashku me kompanitë që veprojnë në territorin shqiptar si dhe jashtë tij.