Plagosja,arrestohet i moshuari
TIRANE - Arrestohet 68- vjeçari, i dënuar për plagosje dhe heqje lirie. Burime policore të kryeqytetit pohojnë se efektivët e Komisariatit numër Një kanë vënë në pranga të moshuarin Sabri Xhediku, banues në lagjen Shkozë të Tiranës, i shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë. Organi i akuzës së kryeqytetit kishte dërguar pak ditë më parë në polici kërkesën për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila më datë 2 qershor të këtij viti e ka dënuar të moshuarin me 3- vjet burg, pasi e ka gjetur fajtor për "heqje lirie" dhe "plagosje të rëndë me dashje". Sipas policisë ai është gjetur në banesën e vet në Shkozës dhe